“Titanët” gati për betejën e dytë, përballja do të sjellë 360 milion paund fitime

604
Përballja e parë përfundoi në favor të boksierit amerikan dhe ashtu siç pritej komentet dhe diskutimet nuk mbaruan asnjëherë, aq sa së fundmi raportohet se dy palët janë afër marrëveshjes për një “rematch”.
Conor McGregor e justifikoi humbjen duke deklaruar se luajti në fushë kundërshtare dhe si rrjedhojë kërkon të hakmerret, por këtë herë sfida do të zhvillohet në arenën më të preferuar të iralandezit, në Artet Marciale Mikse.
Përballja e dytë po mundohet të shitet si hakmarrja e McGregor por shifrat janë kokëfortë dhe ato tregojnë se “rematch-i” me Floyd Mayëwther do të gjenerojë 360 mln paund.
Sfida e parë e zhvilluar më 26 gusht në Arenën e Las Vegasit mbërtheu para ekranit miliona telespektatorë dhe xhiroi shumë miliona, kështu që një sfidë e dytë mund t’i balancojë fitoret për konkurentet dhe patjetër që do të sjellë më shumë fitime.
Në ditët në vijim pritet vetëm vendi dhe data se kur do të riluhet.
Sigal