Tiranë, nis edicioni i 7-të i “Milan Junior Camp”

614
Sigal

Marrin pjesë 200 fëmijë të moshës 8-14 vjeç. Pesë më të mirët shkojnë në  Milano në “Milan Day”

Merr udhë për herë të shtatë në kryeqytet, falë “IT Oil” dhe klubit të famshëm italian Milan, kampingu më tundues dhe zbavitës për fëmijët, “Milan Junior Camp Tirana 2014”. Fëmijë pa fund, ngjyra kampionësh, të gjithë në fushë për të qenë pjesë e këtij klubi në këtë projekt ambicioz me fëmijët. Në aksin Tiranë-Milano ka nisur sërish edhe këtë edicion. Fëmijët në epiqendër të një misioni fisnik mes Milanit dhe kompanisë “IT Oil”. Është edicioni i 7-të dhe adhuruesit e këtij sporti janë të shumtë aty, afër trajnerëve të shkollës Milan, për 5 ditë. Sikundër edhe në vitet e mëparshme, edhe kampingu i 7-të “Milan Junior Camp” ka afruar 200 fëmijë të moshave 8 deri në 14 vjeç. Të ndarë në dy stacione stërvitore, në fushën e ekipit kombëtar në Kamëz dhe në “Selman Stërmasi”, zhurma pasionante e të gjithëve nisi. Të gjithë, të pajisur me ngjyrat Milan nisin të vrapojnë, të startojnë me ditën e parë. Një edicion që sërish mori udhë. Në emër të kompanisë IT Oil, drejtori i Informacionit në “Albanian Screen”, partner me projektin, Milton Nushi, përcolli për të gjithë prindërit mesazhin për të qenë sa më afër nxitjes së projekteve të tilla ku në mes janë fëmijët. “Besoj se të gjithë tashmë jemi të bindur mbas shtatë vitesh që kjo nuk është thjesht një strategji marketingu e kompanisë ‘IT Oil’ por është një filozofi e cila kjo kompani ka përqafuar për të investuar në drejtim të projekteve të tilla ku në fokus janë fëmijët. Mendoj që ky është një mision i cili duhet përqafuar nga të gjithë dhe diçka që kompania “IT Oil” është duke e bërë me forcë. Është një rrugë e gjatë, ne si kompani nuk kemi ndërmend të tërhiqemi por do të vazhdojmë të investojmë në drejtim të projekteve ku edukimi i fëmijëve dhe nxitja e tyre ndaj sportit do jetë dhe qëllimi kryesor i saj”, u shpreh Nushi. Antonio Di Musho, një profesor italian i moshave të futbollit në Milano vjen për herë të shtatë radhazi në Tiranë dhe përcjell jo thjesht përshtypjet e punës me fëmijët shqiptarë por edhe vijimësinë e këtij partnershipi për ta. “Është hera e shtatë radhazi që gjendem në Tiranë për një aktivitet të tillë, mes fëmijëve. Një kënaqësi specifike të punosh me këta fëmijë pasionant. Është një projekt që realizohet përveç Tiranës në shumë vende të tjera të botës dhe ku fëmijët më të mirë përzgjidhen dhe shkojnë në një tjetër aktivitet në Milano. Do desha ta them që nëse nuk do të ishte “IT Oil” dhe Milani nuk do të kishte prezencë të klubit të Milanit për fëmijët në Tiranë. Një projekt dhe një suport që duhet mbështetur”, u shpreh trajneri italian. Milan Junior Camp Tirana 2014 nisi. Fëmijët prej ditës së hënë e deri të premten do të luajnë, stërviten dhe ndeshen mes tyre. Në fund, 5 më të mirët do të jenë pjesë e eventit ndërkombëtar në Milano, “Milan Day”. Si çdo edicion. Për momentin ata po turren drejt topit. Dhe kanë plotësuar një dëshirë: Po luajnë realisht me ngjyrat e Milanit.

  5 më të mirët

e “Milan Junior Camp Tirana” do të jenë pjesë eventit ndërkombëtar në Milano

 2008

Në këtë vit u organizua për herë të parë “Milan Junior Camp” në Shqipëri

 2011

Në këtë vit u organizua për herë të parë “Milan Junior Camp” në Kosovë

Milton Nushi

“Do të vazhdojmë të investojmë në drejtim të projekteve ku edukimi i fëmijëve dhe nxitja e tyre ndaj sportit do jetë dhe qëllimi kryesor i saj”