Tirana-Vllaznia, klasikja e Superligës

520
Sigal

Dy skuadrat më të vjetra në vendin tonë luftojnë, për të siguruar mbijetesën në Kategorinë Superiore

Me Skënderbeun me një dorë te titulli dhe Bylisin e Lushnjën e rrëzuar, java e 30-të ofron klasiken e futbollit, Tirana-Vllaznia (luhet të shtunën) si ndeshjen më interesante, nga rezultati i së cilës do të varet në një farë mënyre edhe fati i skuadrës së katërt që do të bjerë nga Superliga. Të dyja skuadrat përfaqësojnë dy nga ekipet më të shquara të traditës sonë futbollistike, pavarësisht se në këtë sezon kanë luftuar më shumë për të siguruar mbijetesën. Gjithsesi, Tirana e Vllaznia janë dy nga ekipet më të mira të momentit, boll të kujtojmë së gjatë ndeshjeve të vitit 2014 Tirana ka grumbulluar 28 pikë në 13 ndeshje, ndërsa Skënderbeu 24 pikë (Vllaznia, 20 pikë).

Klasikja e futbollit

Në “Qemal Stafa” do parakalojnë dy nga ekipet më të vjetra: Vllaznia u krijua në vitin 1919, ndërkohë që bardheblutë, u themeluan në vitin 1920, teksa kanë luajtur së bashku që nga kampionati i parë. Kryeqytetasit do të fitonin titullin e parë në vitin 1930, njëherësh edhe kampionati i parë futbollit shqiptar, ndërsa Vllaznia do të dilte kampion për herë të parë në kampionatin e parë pas Luftës së Dytë Botërore, në edicionin e vitit 1945. Sfida e fundit midis dy ekipeve u mbyll me rezultatin 1-1 në dhjetor të vitit të kaluar, dhe pavarësisht se vitet e fundit dy ekipet kanë qenë larg garës për titull, Tirana-Vllaznia apo Vllaznia-Tirana mbetet dhe do të vazhdojë të jetë, derbi i Shqipërisë. Dy ekipet kanë fituar së bashku 65 trofe, me Tiranën që ka triumfuar në 24 kampionate (rekord) dhe Vllazninë në 9 (skuadra më e mirë e rretheve). Tirana ka fituar 15 Kupa (rekord), ndërsa Vllaznia, 6. Tirana ka fituar 10 Superkupa (rekord), Vllaznia vetëm 1.

Situata në kampe

Vllaznia vjen pas pesë fitoreve radhazi dhe ka gjetur te Kruja një finalizues të mirëfilltë, aq sa golat e mesfushorit të avancuar kanë ndihmuar skuadrën të zhbllokohet në më shumë se një rast. Tirana gjithashtu nuk qëndron më pas në shifra në javët e fundit, pasi bardheblutë kanë marrë katër fitore në seri dhe kanë ridimensionuar plotësisht ashtu si shkodranët ambiciet e tyre për qëndrimin. Njeriu që ka zgjidhur takimet në javët e fundit për kryeqytetasit, ka qenë Kahata, i cili ka shënuar tre javë radhazi duke ndihmuar formacionin e Maganit, të fitojë me Laçin, Skënderbeun dhe Lushnjën. Për më tepër dhe trajnerët Haxhiosmanovic dhe Magani, arritën të kthenin në një moment të vështirë, fatet e të dyja ekipeve dhe ndeshja e kësaj fundjave, mund të jetë rasti ideal për të vulosur përfundimisht objektivin sezonal.

Llogaritë e ekipeve

Rezultati i ndeshjes Tirana-Vllaznia ndikon drejtpërdrejt në fatin e Besës. Kavajasit ndodhen në vendin e 9-të, që të rrëzon nga kategoria. Kavajasit kanë grumbulluar 35 pikë, ndërsa kundërshtari i tyre më i afërt është Tirana me 40 pikë. Klubi që rrezikon më shumë, Besa, do të përballet në këto javë me Vllazninë dhe Tiranën. Në prag është klasikja, ndërsa kavajasit presin Lushnjën e rënë nga Superiorja. Duke u mbështetur te llogaritë e klubeve dhe kalendari që i pret deri në fund, duket se një barazim në Tirana-Vllaznia e “fundos” Besën. Si për bardheblutë, ashtu edhe për shkodranët, humbja në këtë ndeshje mund të ketë pasoja të mëdha dhe në këto kushte, e keqja më e vogël është një “X”, që mund t’i lërë të kënaqura skuadrat.

TROFETË

 TIRANA

Kampionate:       24

Kupa:                  15

Supërkupa:         10

Total:           49

VLLAZNIA

Kampionate:       9

Kupa:                  6

Supërkupa:         1

Total:           16

 7

Vllaznia renditet në vendin e shtatë me 41 pikë, me 11 fitore, 8 barazime dhe 10 humbje

8

Tirana renditet në vendin e tetë me 40 pikë, me 11 fitore, 7 barazime dhe 11 1humbje

Bilanci i 164 ndeshjeve, 72 fitore Tirana, 52 fitore Vllaznia dhe 40 barazime

Statistikat historike

 Tirana e Vllaznia luajnë midis tyre, qysh nga Kampionati i Parë Kombëtar, ai vitit 1930, duke qenë kështu edhe çifti me më shumë ndeshje midis tyre në kampionat dhe kupë.

 – 164 ndeshje janë zhvilluar mes Tiranës dhe Vllaznisë në tërë historikun e tyre.

 – 72 fitore ka arritur të marrë Tirana ndaj Vllaznisë (e fundit 0-1 më 18 shtator 2013).

 – 52 fitore ka marrë Vllaznia ndaj Tiranës (e fundit 1-0, më 20 prill 2011 në Shkodër).

 – 40 ndeshje janë mbyllur në barazim midis dy ekipeve (e fundit 1-1, më 7 dhjetor 2013, më Tiranë).

 – 33 është numri i golave që përbën diferencën mes Tiranës dhe Vllaznisë: 223 gola për bardheblutë, 190 për kuqeblutë.

 – 0-6 është humbja më e thellë historike që ka pësuar Tirana, pikërisht nga Vllaznia në vitin 1947.

 – 45 ndeshje kanë zhvilluar këto dy skuadra në harkun kohor 1998- 2013, me një bilanc që gjithsesi flet për Tiranën: 25 fitore, 11 barazime dhe 9 fitore për Vllazninë. Golavarazhi: 68-41 për bardheblutë.

PESË NDESHJET E FUNDIT NË KAMPIONAT

 TIRANA

Partizani-Tirana 1-1

Tirana-Laçi         2-0

Skënderbeu-Tirana    2-3

Tirana-Lushnja          1-0

Bylis-Tirana              3-0

5 ndeshje; 4 fitore, 1 barazim

VLLAZNIA

Laçi-Vllaznia             0-2

Vllaznia-Skënderbeu        1-0

Lushnja-Vllaznia       0-2

Vllaznia-Bylis           3-0

Kastrioti-Vllaznia      2-4

5 ndeshje; 5 fitore

PESË SETONET

E FUNDIT MIDIS

DY EKIPEVE

SEZONI 2013-2014

Vllaznia-Tirana         2-0

Tirana-Vllaznia         1-1

SEZONI 2012-2013

Vllaznia-Tirana         0-1

Tirana-Vllaznia         1-0

 

SEZONI 2011-2012

Vllaznia-Tirana         2-2

Tirana-Vllaznia         0-0

SEZONI 2010-2011

Tirana-Vllaznia         0-2

Vllaznia-Tirana         0-0

Vllaznia-Tirana         1-0

SEZONI 2009-2010

Vllaznia-Tirana         0-1

Tirana-Vllaznia         0-1

Tirana-Vllaznia         1-2

Ndeshje

13 ndeshje; 5 fitore Tirana, 3 barazime, 5 fitore Vllaznia

Vujadinoviç:

“Kam ditëlindjen,

dua fitore

ndaj Tiranës!”

Portieri i Vllaznisë, malazezi Miroslav Vujadinoviç, deklaroi se kundër Tiranës dëshiron fitoren, pasi ai dëshiron ta festojë sa më bukur edhe datëlindjen e tij (22 prill). Ai theksoi se me formën e mirë që po kalon ekipi shkodran i ka të gjitha mundësitë që të fitojë kundër bardhebluve. 31-vjeçari u shpreh se do ta mbrojë portën me forcë që ta mbajë atë të paprekur. Futbollisti shtoi se, Bushiç i ka premtuar një gol kundër kryeqytetaseve. “Dua ta festoj me fitore ditëlindjen time”, – u shpreh për mediat Vujadinoviç, i cili është në sezonin e tij të katërt te skuadra shkodrane (nga sezoni 2010-2011). Vujadonivoç ka dhënë kontributin e tij në serinë prej pesë fitoresh rresht të Vllaznisë në ndeshjet e fundit.

Ndikumana:

“Vllaznia, një

kundërshtar

si të tjerët”

Tirana e mbylli vitin 2013 në vendin e fundit, dhe të gjithë pranonin se vetëm Zoti mund ta shpëtonte. Ndërhyrja në merkato me afrimin e lojtarëve cilësorë e ndryshoi totalisht gjendjen. Tirana iu rikthye fitoreve, duke pasur vetëm një humbje gjatë vitit 2014. Një ndër lojtarët më të spikatur është edhe Selemani Ndikumana. 27-vjeçari nga Burundi ka shënuar 3 gola në 9 ndeshje, por rrjetat e tij kanë prodhuar pikë shumë të rëndësishme. “Kur kam ardhur këtu e kam gjetur Tiranën në vendin e fundit ndërsa tani mbajmë poziciononin e tetë. Nuk e njoh farë Vllazninë, nuk e ka parë sesi luan por për mua kjo nuk ka fare rëndësi, sepse të gjithë kundërshtarët janë njësoj. Shpresoj të fitojmë, kjo ka më shumë rëndësi”, – tha Ndikumana.

Partizani-Kastrioti, në “Selman Stërmasi”

Të gjitha ndeshjet e javës së 30-të do të luhen në në të njëjtën ditë (të shtunën) dhe në të njëjtin orar (16:00). Partizanit do t’i duhet që ta presë Kastriotin në “Selman Stërmasi”, kurse Tirana me Vllazninë do të luajnë në “Qemal Stafa”. Do të jetë hera e dytë për këtë sezon që Partizani do të luajë në “Selman Stërmasi”, ku në javën e pestë kanë pritur Flamurtarin, takim i cili u mbyll në barazim 0-0. Java e 30-të ofron edhe takimet Teuta-Skënderbeu, Kukësi-Laçi, Besa-Lushnja. Flamurtari fiton 3-0 (në tavolinë) ndeshjen me Bylisin, pasi skuadra ballshiote është e përjashtuar.

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA 30

Të shtunën, 26 prill

Teuta-Skënderbeu     16:00

Kukësi-Laçi        16:00

Partizani-Kastrioti     16:00

Besa-Lushnja             16:00

Tirana-Vllaznia         16:00

Flamurtari-Bylis        (3-0)

RENDITJA

1 Skënderbeu             57

2 Kukësi                    49

3 Partizani          47

4 Laçi                  44

5 Teuta               42

6 Flamurtari        41

7 Vllaznia                  41

8 Tirana              40

9 Besa                 35

10 Kastrioti        29

11 Lushnja                 26

12 Bylis              2

JAVËT E MBETURA

Java 30/(26 prill)

Teuta-Skënderbeu

Kukësi-Laçi

Partizani-Kastrioti

Besa-Lushnja

Flamurtari-Bylis

Tirana-Vllaznia

Java 31/(30 prill)

Skënderbeu-Kukësi

Laçi-Partizani

Lushnja-Teuta

Bylis-Besa

Vllaznia-Flamurtari

Kastrioti-Tirana

Java 32/(3 maj)

Partizani-Skënderbeu

Laçi-Kastrioti

Kukësi-Lushnja

Teuta-Bylis

Besa-Vllaznia

Flamurtari-Tirana

Java 33/(10 maj)

Skënderbeu-Laçi

Lushnja-Partizani

Bylis-Kukësi

Vllaznia-Teuta

Tirana-Besa

Kastrioti-Flamurtari