Tirana udhëheq superiorët, po formatohet fundi

563
Me rezultatet që u arritën në pesë ndeshjet e luajtura dje në kuadrin e javës së 13-të të Grupit B, veçohet fakti se katër janë fitore të skuadrave vendase, dhe njëra u arrit në transfertë. Ndërkohë që një tjetër dukuri në këto rezultate, është se asnjëra nga skuadrat humbëse nuk arriti që të shënonte gol në portën kundërshtare. Dhe ndeshja që mund të vendoset e para për shkallën e vështirësisë, ishte ajo që u luajt në Fushë Krujë, ku Bylisi i Ballshit fitoi pastër 3-0, një ndeshje që vendasit i mban të “ngujuar” në pesë skuadrat e mbijetesës në grup, ndërsa ballshiotët i bën që të besojnë më shumë në kapjen e Tiranës. Por, bardheblutë fituan 3-0 në “Selman Stërmasi”, në një ndeshje me diferenca të dukshme ndaj Shkumbinit, edhe pse trajneri Branica këtë faturë humbjeje ua kaloi edhe gjyqtarëve. Tomori nuk e diskutoi fitoren në Berat ndaj Turbinës, e po kështu bëri Apolonia në Fier ndaj Naftëtarit, skuadër e cila e ka të “çimentuar” vendin e fundit në këtë grup. Shënkolli fitoi minimalisht 1-0 me Pogradecin, për të shpresuar ngjitjen larg mbijetesës.
Rezultatet-Java e 13-të
Dje, datë 28 janar 2018 
Tirana-Shkumbini 3-0
Tomori-Turbina 3-0
Apolonia-Naftëtari 4-0
Iliria-Bylis 0-3
Shënkolli-Pogradeci1-0

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Tirana 13 34
2. Bylis 12 27
3. Tomori 13 23
4. Apolonia 13 23
5. Pogradeci 13 21
6. Shënkolli 12 17
7. Iliria 13 13
8. Turbina 13 9
9. Shkumbini 13 9
10. Naftëtari 13 5
Sigal