Tirana starton sezonin e ri me Shkëlqim Muçën

466
Ekipi i Tiranës ka nisur zyrtarisht përgatitjet e para për sezonin e ri 2015-2016, edhe pse duhen plot 2 muaj që të nisë kampionati i ri. Mbledhja e parë e drejtuar nga Shkëlqim Muça ka pasur protagonistë vetëm 10 futbollistë. Faza e parë përgatitore është zhvilluar nën drejtimin e trajnerit të këtij ekipi në Kodrat e Liqenit. Ekipi pritet të krijohet i plotë, menjëherë sapo lojtarët aktualë të konfirmojnë qëndrimin e tyre, gjithashtu priten përforcime të reja në skuadrën kryeqytetase. Seancës së parë të stërvitjes i ka muguar Erando Karabeci për shkak të terapisë që po zhvillon momentalisht në Athinë, Francis Kahata, i cili do të kthehet nga Kenia. Stivi Frashëri, i cili nuk ka qenë në grumbullimin e bërë nga trajneri për arsye personale dhe Gentjan Muça, i cili është huazuar te Kukësi për pjesëmarrjen në Europa Ligë. Klubi bardheblu ka nxjerrë dhe listën e të larguarve të cilët janë: Elis Bakaj, Selemani Ndikumana dhe Reinaldo Kalari. Erjon Hoxhallari është rikthyer pas huazimit te Teuta. Shkëlqim Muça shprehet se javës tjetër ekipi bardheblu do të jetë më i plotë. Tirana sezonin e kaluar ka dështuar në të gjithë objektivat e vendosur, duke mbetur jashtë edhe në kupat e Europës. Këta janë futbollistët që kanë qenë pjesë e seancës së parë stërvitore: Ervin Bulku, Jetmir Sefa, Edvan Bakaj, Dorian Kërçiku, Argjend Malaj, David Domgjoni, Marsel Çaka, Erjon Hoxhallari, Grent Halili, Marlind Nuriu.
Shaqiri mund të rikthehet përsëri në Bundesligë
Xherdan Shaqiri pas 6 muajve qëndrim në Seria A përflitet se mund të rikthehet sërish në kampionatin gjerman të futbollit. Këtë lajm e kanë bërë të ditur mediat italiane, të cilat shkruajnë se Shaqiri mund të largohet nga Interi gjatë kësaj vere dhe të rikthehet në Bundesliga. “Gazeta dello Sport” thekson se ziklatrit janë të interesuar të afrojnë në San Siro mesfushorin e Ëolfsburgut, Ivan Perisic. Por në pamundësi për ta blerë kartonin e lojtarit, skuadra italiane dëshiron ta përfshijë në ofertë mesfushorin shqiptare, Xherdan Shaqiri. Anësori kroat sipas “Gazeta dello Sport” vlerësohet rreth 15 milionë euro nga klubi gjerman.
Kampioni i Italisë mban emrin e një shqiptari 
Emri i tij është Lirim Kastrati, është vetëm 16 vjeç dhe është shpallur kampion i Italisë me Romën për U17. Kastrati luan si qendërmbrojtës titullar tek skuadra e Romës. Djaloshi 17 vjeçar ka lindur në Malishevë të Kosovës, në vitin 1999, ka spikatur si futbollist tek San Paolo Padova, nga ku e mori Roma, në vitin 2013. Ka qenë Bruno Konti, një emër i njohur i Romës dhe futbollit italian, i cili ka spikatur talentin e të riut 16 vjeçar Kosovar, dhe ka këmbëngulur që lojtari shqiptar të vishej verdhekuq. 16 vjeçari po avancon dukshëm në karrierën e tij, duke qënë pjesë edhe e kombëtares shqiptare U17, ndërkohë që me ritmin aktual, nuk do të jetë larg dita kur Kastrati të bashkohet me skuadrën e të rriturve. 
Sigal