Tirana sposton Partizanin, ndryshon sërish kalendari i javës së 33-të

56
Kalendari i javës së 33-të të Kategorisë Superiore ka pësuar një tjetër ndryshim. Ndeshja mes Tiranës dhe Korabit, e planifikuar fillimisht të luhej të enjten në orën 18:30, është tërhequr për t’u luajtur 24 orë më parë.
Ndërkohë takimi mes Partizanit dhe Laçit, i planifikuar të luhej të mërkurën në orën 18:30, është shtyrë me 24 orë. Ky ndryshim ka ardhur pasi Tirana ka kërkuar që të luajë e para në fushën e stadiumit “Selman Stërmasi” në mënyrë që të ketë një terren më pak të rënduar.
Kjo kërkesë është pranuar nga Sektori i Garave në FSHF duke qënë se bardheblutë janë pronarët e stadiumit “Selman Stërmasi”.
Kategoria Superiore – Java 33
E mërkurë, 10 maj 2017
16:00 | Kukësi – Flamurtari (“Zeqir Ymeri”)
16:00 | Vllaznia – Luftëtari (“Loro Boriçi”)
18:30 | Tirana – Korabi (“Selman Stërmasi”)
18:30 | Teuta – Skënderbeu (“Niko Dovana”)
E enjte, 11 maj 2017
18:30 | Partizani – Laçi (“Selman Stërmasi”)