Sigal

Po luhet në “Selman Stërmasi” deri i shumëpritur mes Tiranës dhe Partizanit. Një atmosferë e jashtëzakonshme në shkallët e stadiumit, i cili është i mbushur plot e për plot.

2c2e8f49-9928-4261-92a2-5a007ffde0f6

Derbi nuk luhet, por fitohet thotë një shprehje e famshme. Ndaj të dy skuadrat do të japin maksimumin në fushë për ta fituar këtë betejë, për vete dhe për tifozët. Të kuqtë vijnë me moral më të lart në këtë përballje, teksa triumfuan në përballjen e fundit ndaj Flamurtarit, ndërkohë që Tirana barazoi në transfertë me kampionët e Skënderbeut, në një takim të kontestuar për shkak të gjykimit.

766a1c05-fd3d-468f-8349-7dd7ea083c7a

Nuk mungojnë surprizat në formacion, teksa në protokollin e bërë publik 1 orë para ndeshjes ishte titullar Oduamadi, por  ish-sulmuesi i Milanit, nuk ia dali, duke i lënë vendin Sentamut. U fol për një lënie jashtë 18 të kapitenit Erando Karabecin, por me një urdhër nga lart, futbollisti iu bashkua skuadrës në stol. Për sa i përket Partizanit, nuk ka surpriza, ku Bardhi do të jetë në majë të sulmit, i ndihmuar nga Mensah.