Sigal

Interesimi i jashtëzakonshëm për të parë “live” Tirana-Partizani e ka bërë situatën shqetësuese edhe për policinë e shtetit e cila ende nuk ka vendosur nëse do të marrë përsipër mbarëvajtjen e këtij takimi.

Kryeqyteti mbërthehet nga ethet e derbit ku jo vetëm bota e sportit do të kthejë vështrimin nga stadiumi “Selman Stërmasi”, pasi kjo pritet të jetë një sfidë e cila do të përfshijë shumë aktorë.

Burime nga Policia e Shtetit bëjn me dije se mënyra se si po bëhet organizimi i derbit nuk është aspak në funksion të mbarëvajtjes të këtij takimi. Fakti që biletat në pjesën e tribunës janë shituar e bëjnë të pa mundur  spostimin e tifozëve, pra ndryshimin e tribunave,

Kjo e bën skeptik policinë pasi distanca ndërmjet portave hyrëse të dy tifozerive është shumë e vogël dhe ajo që ndan brenda në stadium dy tifozeritë rivale është vetëm një gardh. Duke iu referuar dhe asaj që ndodhi në sfidën Skënderbeu-Partizani, Policia e Shtetit është e shqetësuar për mbarëvajtjen e këtij takimi.