Tirana paguan borxhet ndaj Likës dhe Karabecit, por Komisioni i Apelimit nuk e shpëton nga…

52
Tirana ka shpëtuar nga një barrë e rëndë në lidhje me borxhet ndaj futbollistëve për rrogat e prapambetura.
“Supersport” tregon se Bashkia e Tiranës ka paguar rreth 100 milionë lekë të cilat ishin detyrime ndaj portierit Ilion Lika dhe kapitenit Erando Karabeci që prej sezonit 2011-2012. Pas shlyerjes së borxheve, të dy këta futbollistë kanë rinovuar kontratat. Lika ka firmosur për 2 vite të tjerë ndërsa Karabeci për 3.
Megjithatë problemet e Tiranës vazhdojnë në lidhje me detyrime ndaj futbollistëve të tjerë. Bardheblutë nuk kanë paguar brenda afatit tarifën për ta hapur në KAS çështjen e Gjergji Muzakës, dhe në këtë mënyrë vendimi i Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF mbetet në fuqi. Plot 105 milionë lekë të vjetër i detyrohet klubi i Tiranës mesfushorit të Skënderbeut.

19657335_1892820760974037_1135803628710099732_n-470x313