Tirana në “ethet” e Apolonisë, konfirmohet mungesa e portierit Lika

709
Ditën e shtunë u luajtën të gjitha ndeshjet e javës së 21-të të Kategorisë së Parë, veç Tirana-Apolonia, e shtyrë për nesër, të mërkurën. Kjo është ndeshja e fundit e kësaj jave, dhe për bardheblutë ka shumë rëndësi, në shkëputjen ndaj Bylisit qe e ndjek këmba-këmbës për kryesimin e zonës play-off në Grupin B. Ndeshja e bardhebluve u shty për të mërkurën, kur skuadra e Tiranës ka mundësinë të shkëputet në 7 pikë nga Bylisi, i cili këtë javë ishte pushim.

Mundësitë për fitore me Apoloninë janë të mëdha, duke pasur parasysh kualitetin e Tiranës, ndërkohë që dje u mësua nga zyrtarë të Tiranës, se portieri Ilion Lika nuk do të jetë pjesë e skuadrës në këtë sfidë, pasi ka pasur një dëmtim në gju dhe është në fazën e riaftësimit. Vendin e tij do ta zërë portieri Abibi, ndërkohë që Lika pritet të jetë gati për ndeshjen tjetër. Lajme të mira për Tiranën vijnë edhe nga mbrojtësi i krahut të djathtë, Albi Doka, i cili ka munguar kohët e fundit dhe tashmë ka nisur vrapimet, për tu bashkuar gjatë muajit prill me grupin e skuadrës. Ndërsa për fierakët, ndeshja nesër është një test për rivalitetin në renditje me Tomorin e Pogradecin, pasi edhe një barazim i vendos ata në vendin e tretë.
GRUPI A 
Ndeshjet-Java e 22-të
Zona Play-off
Të shtunën, 31 mars 2018 
Dinamo-Egnatia 15:00
Besëlidhja-Erzeni 15:00
Kastrioti pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 21 29
2. Egnatia 20 18
3. Erzeni 20 16
4. Besëlidhja 21 14
5. Dinamo 20 13

Zona Play-out
Të shtunën, 31 mars 2018 
Tërbuni-Vllaznia B 15:00
Besa-Korabi 15:00
Burreli pushim

Skuadrat Nd P
1. Besa 21 16
2. Korabi 21 15
3. Burreli 20 15
4. Vllaznia B 20 11
5. Tërbuni 20 11

Ndeshjet-Java e 22-të
GRUPI B
Zona Play-off
Datë 28 mars 2018/ Java 21
Tirana-Apolonia 14:00
Të shtunën, 31 mars 2018 
Tomori-Bylis 15:00
Pogradeci-Apolonia 15:00
Tirana pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Tirana 20 29
2. Bylis 20 25
3. Tomori 20 16
4. Apolonia 19 16
5. Pogradeci 21 15

Zona Play-out
Të shtunën, 31 mars 2018 
Turbina-Naftëtari 15:00
Shënkolli-Iliria 15:00
Shkumbini pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Shënkolli 21 18
2. Iliria 20 14
3. Shkumbini 21 11
4. Turbina 20 11
5. Naftëtari 20 8
Sigal