Tirana në avantazh në finalen e Kupës, tifozët largohen nga stadiumi

504
Tirana ka kaluar në avantazh në minutën e 20 në finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Skënderbeut falë sulmuesit me ngjyrë Ifani Edeh.
Futbollisti i bardhebluve përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes për të dërguar topin në rrjetë përballë Orges Shehit që nuk i mbeti gjë tjetër veçse t’a nxirrte atë nga porta.
Menjëherë pas golit, Ifani Edeh, ka vrapuar për të festuar me tifozët që gjendeshin pas porte po ka hasur një refuzim nga ana e tyre. Refuzim që pas 2 minutave do shoqërohej me largimin nga stadiumi “Elbasan Arena” të “Tirona Fanatics”.
Ky grupim pak orë para fillimit të takimit protestoi në bashkinë e Tiranës për largimin e presidentit Refik Halili të cilin e bvëjnë fajtor për rënien e klubit në Kategorinë e Parë. Kjo protestë vijoi gjatë gjithë kohës që qëndruan edhe në “Elbasan Arena”, për rreth 22 minuta.
Sigal