Tirana luan “tenis” me Apoloninë, shkon +7 pikë nga Bylisi

896
Dje në mesditë, në stadiumin “Selman Stërmasi” u luajt ndeshja e fundit e javës së 21-të të Kategorisë së Parë, Grupi B zona Play-off. Tirana e bëri mirë detyrën, duke e mundur thellë 5-1 Apoloninë, ndoshta edhe ka marrë hak pas atij barazimi në Fier më 24 shkurt. Por në këtë sfidë dje, diferencat ishin të dukshme, dhe Tirana në asnjë rast nuk e diskutoi fitoren e saj. Muçi e Greca u veçuan me dygolëshat që shënuan, duke u bërë protagonistë në këtë fitore, ndërsa golin e pestë e shënoi kapiteni Karabeci. Për golin e nderit të fierakëve mendoi kapiteni Dimo në fundin e ndeshjes, e me këtë fitore, Tirana e thellon diferencë në +7 nga Bylisi. Në këtë fundjavë, Tirana do ta bëjë pushim, për të qenë më e karikuar më 7 prill, ku do të luajë transfertën e vështirë me Bylisin në Ballsh. “Në këtë ndeshje, i gjithë ekipi funksionoi mirë, dhe jo vetëm sulmi. Jam i kënaqur, sepse kishim nevojë për një fitore dhe një lojë të tillë”, ishte kjo deklarata e trajnerit të Tiranës, Ze Maria.
GRUPI A 
Ndeshjet-Java e 22-të
Zona Play-off
Të shtunën, 31 mars 2018 
Dinamo-Egnatia 15:00
Besëlidhja-Erzeni 15:00
Kastrioti pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 21 29
2. Egnatia 20 18
3. Erzeni 20 16
4. Besëlidhja 21 14
5. Dinamo 20 13

Zona Play-out
Të shtunën, 31 mars 2018 
Tërbuni-Vllaznia B 15:00
Besa-Korabi 15:00
Burreli pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Besa 21 16
2. Korabi 21 15
3. Burreli 20 15
4. Vllaznia B 20 11
5. Tërbuni 20 11
GRUPI B
Zona Play-off
Dje, 28 mars 2018/ Java 21-të
Tirana-Apolonia 5-1
Ndeshjet-Java e 22-të
Të shtunën, 31 mars 2018 
Tomori-Bylis 15:00
Pogradeci-Apolonia 15:00
Tirana pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Tirana 21 32
2. Bylis 20 25
3. Tomori 20 16
4. Apolonia 20 16
5. Pogradeci 21 15

Zona Play-out
Të shtunën, 31 mars 2018 
Turbina-Naftëtari 15:00
Shënkolli-Iliria 15:00
Shkumbini pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Shënkolli 21 18
2. Iliria 20 14
3. Shkumbini 21 11
4. Turbina 20 11
5. Naftëtari 20 8
Sigal