Tirana, kampionia absolute e notit shqiptar për 2014-ën

689
Sigal

 11 rekorde kombëtare në ditën e dytë, 2 janë për të rritur, tregues të nivelit të lartë

Dallohet Te Stela, kurse Noel Borshi, Klavio Meçe dhe Nikol Merizaj janë më të mirët

Noti shqiptar ka ulur siparin e aktiviteteve kombëtare të vitit 2014, ndërsa dje në mbrëmje, në kompleksin e Pishinave në kryeqytet, ka përfunduar kampionati i të rriturve, të rriturave, të rrinjve dhe të rejave. Por një kampionat i tillë ka qenë edhe për veteranët, atje ku 84 vjeçari, Esat Muzina, paraditen e së martës ka notuar në 800 metra stil i lirë me kohën 30’31”26. 11 rekorde në ditën e dytë të aktivitetit, dy prej të cilave janë për të rritur, janë treguesi i nivelit të lartë të kampionatit shqiptar që ka pasur një Tiranë absolute, e cila është trefish kampione e Shqipërisë për të rritur, të rinj dhe të reja. Po kështu është dalluar dhe Te Stela, e cila ka dalë kampione e Shqipërisë për të rritura, kurse Noel Borshi, Klavio Meçe dhe Nikol Merizaj janë më të mirët e aktivitetit. Në fund presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, ka falënderuar gjyqtarinë për mbarëvajtjen e aktivitetit duke shpresuar se po kështu të bashkuar dhe korrekt në detyrën e tyre do të jenë dhe në vitin e ardhshëm.

22 rekorde kombëtare

11 ka qenë numri i rekordeve të ditës së djeshme, të cilat e kanë çuar në 22 numrin e tyre në dy ditë garë të Kampionatit Kombëtar të të rriturve. Rekordet i ka hapur Arbër Tusha i Tiranës, i cili në 50 metra shpinë për moshën 13-14 vjeç ka fiksuar kohën 32”03. Ndërkohë në 200 metra stil i lirë për moshat 11-12 vjeç, Bianti Danaj ka fiksuar kohën e re 2’26”72. Më pas në 100 metra shpinë, gjithnjë për moshën 11-12 vjeç, Alesia Neziri e Tiranës ka fiksuar kohën 1’22”22. Duke vazhduar në të njëjtën garë, por tashmë për moshat 9-10 vjeç, Sonia Kapedani ka dhënë kohën e re rekord 1’27”69. Enion Çumani i Sarandës, për moshat 9-10 vjeç, është rekordmen në dy gara. Së pari në 50 metra bretkosë me kohën e re 43”78 dhe më pas në 200 metra bretkosë me kohën 3’54”03. Në 50 metra stil i lirë, përsëri Alesia Neziri me kohën rekord 31”47. Dhe në 200 metra stil i lirë për moshat 13-14 vjeç, Aleksandër Ngresi ka dhënë kohën 2’08”28. Tirana është rekordmene në dy stafeta, në 4×200 metra stil i lirë për të rinj me kohën 8’46”57, si dhe në 4×100 metra e përzier, teksa është dhe për të rritur, me kohën e re 4’27”72. Në fund ka ardhur dhe rekordi i të rriturave i Diana Bashos, në 1500 metra, që ka përmirësuar kohën e Rovena Markut, ndërsa rezultati i ri është 20’14”62.

Rezultatet teknike të Kampionatit Kombëtar të notit

Të rinj/Të rritur

200 m flutur                Franc Aleksi (Tirana)                         2’16”51

200 m stil i lirë                        Klavio Meçe (Te Stela)                                   2’01”20

100 m shpinë               Dhimitër Noçka (Teuta Swimming)   1’07”70

50 m bretkosë             Deni Baholli (Tirana)                         32”46

4×200 m stil i lirë        Tirana                                                 8’46”53

100 m stil i lirë                        Klavio Meçe (Te Stela)                                   55”91

50 m flutur                  Kristi Xhaferri (Tirana)                     27”71

1500 m stil i lirë          Enea Sharxhi (Tirana)                                   19’05”53

200 m bretkosë                       Deni Baholli (Tirana)                         2’40”96

4×100 m e përzier       Tirana                                                 4’27”72

Kampion i të rriturve: Tirana 320 pikë

Kampion i të rinjve: Tirana 324 pikë

Notari më i mirë të rinj dhe të rritur: Klavio Meçe (Te Stela) 2447 pikë FINA

Të reja/Të rritura

50 m stil i lirë              Rovena Marku (Tornado)                  29”21

200 m stil i lirë                        Noel Borshi (Teuta Swimming)          2’14”70

100 m shpinë               Noel Borshi (Teuta Swimming)          1’11”58

50 m bretkosë             Kejt Mustafaraj (Tirana)                   39”08

800 m stil i lirë                        Diana Basho (Tirana)                         10’35”64

100 m stil i lirë                        Nikol Merizaj (Te Stela)                     1’02”15

200 m flutur                Diana Basho (Tirana)                         2’42”90

1500 m stil i lirë          Esli Xhoxhaj (Tornado)                     21’07”50

200 m bretkosë                       Kejsi Delli (Tirana)                            3’24”50

4×100 m e përzier       Te Stela                       `                       5’21”66

Si ekip: Te Stela 151 pikë FINA

Notarja më e mirë: Noel Borshi 2298 pikë FINA

Të reja

50 m stil i lirë              Alesia Neziri (Tirana)                                    31”57

200 m stil i lirë                        Nikol Merizaj (Te Stela)                     2’20”20

4×100 m e përzier       Tirana                                                 5’34”16

Si ekip: Tirana 253 pikë

Notarja më e mirë: Nikol Merizaj (Te Stela) 2065 pikë FINA

 Gjergj Vyshka