Tirana kampione e fitimit të kupave, Vllaznia më racionalja; në 8 finale 6 të fituara

452
Sigal

Historia dhe analiza në shifra e Kupës së Republikës

Kupa e Republikës është kompeticioni i dytë nga rëndësia mbas Superligës Shqiptare. Fituesi i saj merr pjesë në raundin e parë të Europa League duke i siguruar të ardhura të konsiderueshme ekipit fitues. Finalisti e përfiton këtë bonus vetëm në rastet kur fituesi është edhe kampion i Superligës. Kupa e Republikës i ka fillesat në vitin 1938 dhe në atë kohë quhej Kupa e Mbretit Në vitin 1939 ka dalë në finale Tirana- Vllaznia. Në vitet nga 1940-1947, 1955, 1956, 1959 , 1962, 1967, 1969 ky aktivitet nuk është zhvilluar. Mbas shkëputjes së parë si rezultat i Luftës II Botërore do të rifillonte në vitin 1948 dhe është quajtur “Kupa e Republikës deri në vitin 2005 atëherë kur e ka ndërruar emrin në “Kupa e Shqipërisë”. Finalja e Kupës së Republikës është zhvilluar 47 herë në Tiranë në Stadiumin “Qemal Stafa”. Edicioni i sivjetshëm Kupës së Republikës është i 67 Kupa e Republikës është një nga eventet më të rëndësishme të futbollit shqiptar. Nga skuadrat çerekfinaliste pjesëmarrëse në edicionin aktual 2018-2919, Tirana mban rekordin e këtij trofeu duke e fituar 16 herë si asnjë skuadër tjetër. Për herë të parë Tirana në historinë e futbollit shqiptar Tirana e ka fituar këtë trofe duke qenë në kategorinë e parë (2016-2017) Ndërsa në edicionin e fundit 2017-2018, Kupën e Shqipërisë e ka fituar Skënderbeu duke mundur në finale Laçin 1-0. Për arsye se Skënderbeu nuk morri pjesë në aktivitete ndërkombëtare, Laçi mori pjesë në Europa Legue në edicionin e kaluar.

Fituesit e Kupës së Republikës

Tirana              16        .

Partizani          15

Dinamo           13

Vllaznia           6

Flamurtari        4

Teuta               3

Besa                2

Elbasani           2

Laçi                 2

Skënderbeu     1

Kukësi             1

Apolonia         1