Sigal

Tirana është shfaqur e pakënaqur nga arbitrimi ndaj tyre në këtë sezon. Klubi bardheblu ka bërë kërkesë që në ndeshjen me Kukësin të arbitrojnë gjyqtarë të huaj. Ky vendim është mbështetur dhe nga tekniku Ardian Mema, i cili përsëriti se humbja e skuadër së tij ndaj Teutës ishte edhe meritë e gjyqtarit që gaboi në momentet vendimtare.

Ne nuk kemi si të pranojmë një arbitër, apo këta që na ndëshkojnë. Po të kujtoni në ndeshjen me Kamzën na ka ndëshkuar arbitri, edhe në këtë ndeshje dy herë. Sa i përket klubit, ata kanë gjykuar që të jetë një arbitër i huaj, unë mendoj që e dinë vetë se si merret ky vendim. Unë do të isha 100% dakord“- tha trajneri Mema.

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, pranon se skuadra nuk po kalon një moment të mirë sa i përket rezultateve, edhe pse ka bërë lojë të kënaqshme gjatë kësaj periudhe. “Tirana realisht ka luajtur mirë, ka pasur mundësinë që të fitojë ndeshjen, Kjo ka qenë edhe pjesë e analizës që kemi bërë me lojtarët. Them se është pjesë e një mungese përqendrimi, apo një anë psikologjike jo si duhet të lojtarëve. Kjo bën që të jesh pak i ngurtë para portës. Kam biseduar edhe dje me lojtarët dhe një nga gjërat ishte që duhet të jemi të përqendruar para portës, duhet të lëmë pas atë që ka kaluar.