Tirana, grupi model në Kampionatin Kombëtar, veçoj mbështetjen e FSHN-së

968
*Nga Arian FETISHAJ 
NOTI/ Ja pse dua të theksoj progresin që ka arritur noti shqiptar në pesëvjeçarin e fundit, por edhe skuadra e notarët bardheblu
Tirana skuadra e kryeqytetit, konfirmon në kampionatin kombëtar, se është një grup model në paraqitjen e saj në këtë aktivitet, rezultate në rritje, nuk mungoj edhe rekordi kombëtar ne stafetën 4×50 stil i lirë për femra, ku me përfaqësimin e Nikol Merizaj, notares më të mirë në vend, e cila theu 3 Rekorde Kombëtare, në 50 m stil i lirë, në100 m mix dhe në 100 m stil i lirë, në të cilat ajo tregoi ambiciet e mëdha që ka për të ardhmen. Skuadra e Tiranës u nderua edhe me kampionin e 50 m shpinë, Stiven Xhufi, një notar i ri dhe me perspektivë, por edhe i gjithë grupi u paraqit si një i vetëm në të gjithë aktivitetin. Mendoj se, me rezultatet e tyre, notarët e Tiranës treguan se me përkushtim në stërvitje, progresi është i prekshëm, por edhe grupet zinxhir kanë filluar të japin rezultatet e para. Në Kategorinë e Fëmijëve shihet qartë një numër në rritje i notarëve, femra e meshkuj, e këtu mendoj se jemi në rrugë të mbarë. Si trajner, mendoj se, që të kesh një skuadër kompetitive me të rinj e të rritur, duhet të paktën 6 deri në 7 vjet punë intensive me notarët, duhet që të dish ti mbash në grup, dhe paraqitja në aktivitete të jetë e rregullt. Diçka me pak vite, duhet tek kategoritë fëmijë, pasi edhe mosha i gjen më afër me aktivitetet sipas grupmoshave. Këtu do të thosha se, skuadra e Tiranës ka një emër ndër vite, si skuadër e vlerave e rezultateve, dhe duke qenë e tillë, duhet ta mbajmë lart këtë emër, për këtë vit e në vazhdimësi. Ndërkohë, duke iu referuar gjithmonë rezultateve që Tirana arriti në garat e Kampionatit Kombëtar, mendoj se një punë të mirë brenda këtij grupi po bëjnë edhe prindërit, ku marrëdhënia e mirë e tyre ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe tek fëmijët. Ndërsa instruktoret e rinj pranë grupeve zinxhir të Tiranës, po bëjnë një punë të mirë në furnizimin me talente të rinj, dhe ata janë Genti Lama, Keis Fetishaj, Redi Mazreku etj., të cilët për arsye të moshave nuk morën pjesë në këtë aktivitet. Në këtë Kampionat Kombëtar, u thyen shumë Rekorde Kombëtare, një tregues pozitiv ky për të gjithë komunitetin e notit, por është njëherësh një kontribut i tillë edhe i Federatës Shqiptare të Notit, të cilën dua ta veçoj për organizimin e mirë që ajo i bën veprimtarive kombëtare. Në këtë veprimtari morën pjesë 12 ekipe nga Shqipëria dhe 1 nga Kosova, e këtu mendoj se kemi të bëjmë me një gjeografi mbarëshqiptare për notin tonë, e cila vetëm efekte pozitive do të sjellë. Duke menduar se gjithçka në këto radhë e ceku sado pak punën e Tiranës dhe rezultatet e notarëve të saj në Kampionatin Kombëtar, unë i uroj të gjithë kolegëve suksese në punën e tyre fisnike që ata bëjnë me ekipet e tyre, dhe me sa më shumë sportivitet të shpalosin vlerat e tyre, po me aq sportivitet do paraqiten notarët shqiptarë, si brenda vendit, edhe jashtë tij. Shpresoj që në aktivitetet e radhës, të gjithë të flasin më shumë për ecurinë pozitive që ka bërë noti shqiptar, ndërsa me modesti e them se, unë solla progresin e skuadrës së Tiranës në pesëvjeçarin e fundit.
*Trajneri Sport Klub Tiranës 
Notarët e Tiranës në Kampionatin Kombëtar
Femra (8): Nikol Merizaj, Julia Duda, Jona Mahmuti, Meri Xhufi, Juga Selimi, Uendi Gjilo, Bora Kulakshi, Ada Kulakshi.
Meshkuj (12): Keis Fetishaj, Stiven Xhufi, Endri Lumi, Bjorn Hoxha, Even Qarri, Laert Selimi, Barjon Kadi, Eno Kolici, Lidio Alimeri, Ernes Kondi, Skerdi Ziso, Albi Kellici.
Trajner: Arian Fetishaj
Sigal