Tirana fiton “Kupën e Perspektivës” në not

671
Sigal

Gara emocionuese midis 100 sportistëve të 10 ekipeve. I pranishëm në aktivitetin e fundit vjetor të notit ishte dhe Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku

Notarë të vegjël e të talentuar, por me ëndrra e dëshira të mëdha; kampionë të moshave nga 6 deri në 14 vjeç, që të entuziazmojnë më pasionin e tyre për të garuar e fituar. Kjo ishte atmosfera gjatë zhvillimit të “Kupës së Perspektivës”, të organizuar nga Akademia e Notit “Stela” dhe të zhvilluar në pishinën dimërore të resortit “Stela”, në një mjedis fantastik me një organizim të shkëlqyer të drejtuesve të kompanisë me të njëjtin emër. I pranishëm gjatë aktivitetit të fundit vjetor të notit ishte dhe Presidenti i Federatës së Shqiptare të Notit, z.Agim Çiraku. Garat u ndoqën nga rreth 300 shikues. Në përfundim të aktivitetit të zhvilluar ditën e shtunë, nga ora 10.00-16.00.

“Swimming Club Tirana” fitoi trofeun e “Kupës së Perspektivës”, duke grumbulluar në total për meshkuj e femra 376 pikë. Në vend të dytë u rendit “Akademia e Notit Stela” me 346 pikë. Sipas kreut të sekretarisë teknike, Fatjon Begvarfaj, sistemi i vlerësimit të pikëve ishte: 7 pikë për vendin e parë; 5 për të dytin; 4 për të tretin, 3 për të katërtin, 2 për të pestin dhe 1 pikë për të gjashtin. Garat u zhvilluan në pishinën dimërore të resortit “Te Stela”, një pishinë me gjashtë korsi. Garat u zhvilluan të forta e me rivalitet midis konkurrenteve. Garat u zhvilluan në të ndara në katër kategori moshash” Nën-8 vjeç, 9-10, 11-12 dhe 13-14 vjeç, ndërkohë që ato kryen në stilet “delfin”, “shpinë”, “bretkosë”, stili i “lirë” dhe “katërnotim”, të ndara në 50m dhe 100m. Në aktivitet morën pjesë sportistë nga ekipet: Akademia e Notit Stela, Ekipi i Notit Tornado, Swimming Club Tirana, Teuta Swimming, Partizani Sëimming Tirana Alb, Ekipi i Notit Uilson, Klubi Shumësportësh Teuta, Shoqata “Jon” Vlorë, si dhe dy ekipe nga Kosova: Kosova dhe Nemo OP Kosova. Garat ishin të ndezura, ndërkohë që notarët të cilët spikatën për meshkuj ishin: Klesti Ndoja, Xhoi Levdaniti të Akademisë Notit Stela; Iljon Koçibelli i Tornados; Ergi Veli i Partizani; Aleksandër Gresi të Teuta Swimming, Binald Mahmuti, Kledi Kadiu Saimir Guda të Swimming Club Tirana dhe Bianti Danaj i Shoqata “Jon Vlorë”. Për femra spikatën: Vivian Xhemollari, Telma Harshova, Gloria Ndoja, Erin Vasili, Alesia Daja të Akademisë Notit Stela; Ester Gjoka e Klubit Shumësportësh Teuta Alesia Neziri, Diana Basho të Sëimming Club Tirana; Stela Sterkaj e Ekipit të Notit “Uilson”; Kaltra Shini e Tornados; Klea Konoplev, Lisa Dhimgjini të Teuta Swimming; Melisa Zhdrella e Kosovës si dhe Flaka Pruthi e Nemo OP Kosovës. Të gjitha matjet e kohëve u realizuan me kronometra gjysëmelktronikë, ndërsa për fituesit e vendeve të par u dhanë medalje, ndërsa për vendet e dyta dhe të treta u shpërndanë diplomat e rastit.

“Kupa e Perspektivës”

Fituesit e garave

MËSHKUJ

Stili “Delfin”

Nën-8 25m Klesti Ndoja     A.N.Stela       23”00

Nën-8 50m Iljon Koçibelli  Tornado         52”38

09-10 50m Xhoi Levdaniti   A.N.Stela       37”97

09-10 100m Xhoi Levdaniti  A.N.Stela       1’32”49

11-12 50m Ergi Veli        Partizani S.T. 33”08

11-12 100m Ergi Veli       Partizani S.T. 1’18”90

13-14 50m Binald Mahmuti   S.C. Tirana     29”60

13-14 100m Binald Mahmuti  S.C. Tirana     1’07”94

Stili “Shpinë”

Nën-8 25m Etjen Harshova   A.N.Stela

Nën-8 50m Iljon Koçibelli  Tornado         52”41

09-10 50m Kledi Kadiu      Teuta Swimming  37”50

09-10 100m Jurgen Shimani  Teuta Swimming  1’40”94

11-12 50m Saimir Guda      S.C. Tirana     39”34

11-12 100m Saimir Guda     S.C. Tirana     1’28”27

13-14 50m Aleksandër Gresi Teuta Sëimming  32”85

13-14 100m Aleksandër Gresi     Teuta Sëimming  1’11”98

Stili “Bretkosë”

Nën-8 50m Klesti Ndoja     A.N.Stela       54”49

09-10 50m Kledi Kadiu      Teuta Swëimming 41”57

09-10 100m Xhoi Levanditi  A.N.Stela       1’38”97

11-12 50m Ergi Veli        Partizani S.T. 38”26

11-12 100m Ergi Veli       Partizani S.T. 1’24”79

13-14 50m Meriton Veliu    Ekipi Kosova    34”95

13-14 100m Binald Mahmuti  S.C. Tirana     1’16”19

Stili i Lirë

Nën-8 50m Klesti Ndoja     A.N.Stela       44”25

09-10 50m Kledi Kadiu      Teuta Swimming  31”97

09-10 100m Kledi Kadiu     Teuta Swimming  1’13”60

11-12 50m Bianti Danaj     Shoq.Jon Vlorë  31”35

11-12 100m Bianti Danaj    Shoq.Jon Vlorë 1’09”86

13-14 50m Binald Mahmuti   S.C. Tirana     27”25

13-14 100m Binald Mahmuti  S.C. Tirana     1’01”65

Katërnotim

09-10 50m Kledi Kadiu      Teuta Swimming  1’23”08

11-12 50m Sajmir Guda      S.C. Tirana     1’17”16

13-14 50m Binald Mahmuti   S.C. Tirana     1’11”34

FEMRAT

Stili “Delfin”

Nën-8 25m Vivian Xhemollari A.N.Stela      27”60

Nën-8 50m Ester Gjoka      K.S. Teuta      54”71

09-10 50m Stela Sterkaj    E.N.Uilson      44”85

11-12 50m Alesia Neziri    S.C. Tirana     41”08

11-12 100m Alesia Daja     A.N.Stela       1’47”42

13-14 50m Flaka Fruthi     Nemo Op Kosova  31”11

13-14 100m Diana Basho     S.C. Tirana     1’12”90

Stili “Shpinë”

Nën-8 25m Telma Harshova   A.N.Stela

Nën-8 50m Telma Harshova   A.N.Stela       56”69

09-10 50m Gloria Ndoja     A.N.Stela       43”19

09-10 100m Erin Vasili     A.N.Stela       1’36”27

11-12 50m U.Lamaj/B.Bejko  Partizani/Tirana 40”72

11-12 100m Bora Bejko      S.C. Tirana     1’31”01

13-14 50m Klea Konoplev    Teuta Sëimming  33”55

13-14 100m Klea Konoplev   Teuta Sëimming  1’13”31

Stili “Bretkosë”

Nën-8 50m Kaltra Shini     Tornado         1’12”48

09-10 50m Gloria Ndoja     A.N.Stela       49”60

09-10 100m Korina Bashjo   A.N.Stela       1’54”16

11-12 50m Alesia Neziri    S.C. Tirana     47”01

11-12 100m Alesia Neziri   S.C. Tirana     1’46”43

13-14 50m Melisa Zhdrella  Ekipi Kosova    36”20

13-14 100m Melisa Zhdrella Ekipi Kosova    1’24”97

Stili i Lirë

Nën-8 50m Vivian Xhemollari A.N.Stela      50”51

09-10 50m Gloria Ndoja     A.N.Stela       36”62

09-10 100m Stela Sterkaj   E.N. Uilson     1’27”84

11-12 50m Lisa Dhimgjini   K.S. Teuta      36”28

11-12 100m Alesia Neziri   S.C. Tirana     1’23”59

13-14 50m Klea Konoplev    Teuta Sëimming  29”92

13-14 50m Klea Konoplev    Teuta Sëimming  1’03”86

Katërnotim

09-10 50m Gloria Ndoja     A.N.Stela       1’33”08

11-12 50m Alesia Neziri    S.C. Tirana     1’33”40

13-14 50m Klea Konoplev    Teuta Sëimming  1’14”71

Kampioni i 50 dhe 100 metrave i Shoqatës “Jon” Vlorë, ia dedikon suksesin e tij trajnerit Bashkim Aliraj

 Bianti Danaj: “Dua të bëhem shqiptari i parë që fiton medalje në Olimpiadë!”

 Notari i talentuar i Shoqatës “Jon”, Vlorë, Bianti Danaj, fitoi në 50m stil i lirë me kohën 31”35 dhe në 100m  stil i lirë për djem me kohën 1’09”07 (të dyja në kategorinë 11-12 vjeç), duke fituar dy medalje në “Kupën e Perspektivës”.  Shoqata “Jon” Vlorë, e cila për trajner ka të mirënjohurin Bashkim Aliraj, u paraqit edhe me një notar tjetër, Thoma Dunin, i cili në 100m stil i lirë u rendit i dyti. “Arrita të fitoj dy vende të parë në ‘Kupën e Perspektivës” në garat e stilit të lirë, në 50m dhe 100m, – tha për gazetën “Telegraf”, 11-vjeçari Bianti Danaj. – E quaj veten me fat që, stërvitem nga trajneri i njohur Bashkim Aliraj, përvoja dhe metodat e të cilit më kanë ndihmuar të arrij rezultate shumë të mira. Rezultatet e mira të mia i takojnë edhe profesor Bashkimit”. Djaloshi Danaj ka vetëm një vit që stërvitet rregullisht në Llogara, por falë dhe metodave bashkëkohore që ndjek trajneri i tij, Bashkim Aliraj, Bianti ka një stil shumë modern në notim. Bianti Danaj është një notar i ri dhe i talentuar, vlerësohet jashtëzakonisht shumë nga specialistët si një sportist me perspektivë. Vlonjati i vogël ka ëndrra të mëdha. “Dëshiroj të bëj emër në not. Dua të marr pjesë në një nga Olimpiadat pas ato të “Rio 2016” në Brazil dhe të bëhem shqiptari i parë që do të marr medalje në Lojërat Olimpike”.

Flet për “Telegraf”, trajneri i “Swimming Club Tirana”, fituesja e “Kupës së Perspektivës”

 Arjan Fetishaj: “Po vjen një brez i talentuar!”

Arian Fetishaj, një nga trajnerët e “Swimming Club Tirana”, ekipit që fitoi edhe “Kupën e Perspektivës” e vlerësoi me nota pozitive aktivitetin e organizuar nga Akademia e Notit “Te Stela”.

 – Fetishaj, urime për fitoren e “Swimming Club Tirana”! Si do ta vlerësonit aktivitetin e organizuar nga Akademia e Notit “Te Stela”?

– Faleminderit për urimin. Ishte një aktivitet që i bën mirë notit të moshave të vogla. Tirana u përfaqësua me një grup të kompletuar të notarëve të moshave të vogla, nga 8-14 vjeç. “Kupa e Perspektivës” ishte një mundësi e mirë, për të ngjallur dëshirën te moshat e vogla për të garuar dhe për të fituar. Si Tirana, ashtu dhe ekipet e tjera pjesëmarrëse, si “Akademia e Notit Stela”, “Partizani Sëimming Club”, Shoqata “Jon” Vlorë u paraqitën me notarë të rinj dhe me perspktivë.

– Sa të kënaqshme ishin rezultatet teknike të arritura nga notarët e vegjël?

– Në vinim nga një aktivitet ndërkombëtar në Shkup të Maqedonisë. Duke i krahasuar me rezultatet e atjeshme, me kohët e realizuara në Tiranë, ka përmirësime. E rëndësishme është që, patë shumë dëshirë nga notarët për të garuar dhe kapur kohë të mira.

– Kush u dallua më shumë?

– Nga ekipi ynë u dalluan më shumë Diana Basho, Alesia Neziri, Binald Mahmuti, i cili këtë vit mbylli ciklin me moshën 14 vjeç dhe tashmë ne presim që ai të shfaqë vlerat e tij në aktivitetin e rinjve dhe më pas të rriturve. Ka shumë talente edhe në skuadrat e tjera, ku dëshiroj të veçoj Aleksandër Ngresin e ekipit të “Teuta Swimming”.

– Çfarë do t’u rekomandoje notarëve të rinj?

– Kemi një grup solid, mendoj që në të ardhmen të rrisim sa më shumë perfeksionim e teknikës së notarëve dhe rivalitetin brenda skuadrës. Sportistët duhet të forcojnë mentalitetin se, vetëm me punë dhe stërvitje serioze mund të fitojnë. Ne jemi duke e konsoliduar këtë mentalitet te fëmijët.

  Alesia Neziri, kampionia e katërfishtë

  Notarja e “Swimming Club Tirana”, Alesia Neziri, ishte fituesja e katërfishtë në “Kupën e Perspektivës”, ndërkohë që ekipi i Tiranës fitoi Kupën për meshkuj e femra në përfundim të aktivitetit. 11-vjeçarja Neziri garoi në kategorinë e vajzave të moshës 11-12 vjeç. Ajo fitoi: në 50m delfin; në 100m shpinë me kohën 1’46”53; 100m stil i lirë, 100m katër notim. “Natyrisht, emocionet janë mëdha kur fiton, sidomos kur ke konkurrente të forta në garat e tua – tha Alesia për gazetën “Telegraf” pas përfundimit të aktivitetit. “Gjithsesi, unë jam një notare e re dhe më duhet të punoj shumë në stërvitje, për të arritur rezultate të larta. Endrrat e mia? Sigurisht, që kam, por më duhet të stërvitem me përkushtim të madh dhe me sakrifica”, – shton Alesia, e cila stërvitet nga trajnerët Arjan Fetishaj dhe Saimir Neziri. “Janë shumë të mirë dhe na ndihmojnë që të shndërrohemi çdo ditë e më shumë profesionistë”.

 Sajmir Guda, medalisti bardheblu

 Sajmir Guda është një tjetër kampion i dalë nga “Swimming Club Tirana”. Notari 12-vjeçar fitoi në 50m shpinë me kohën 39’34, duke lënë pas kundërshtarët e tij Dario Cena dhe Laert Huti, po të të njëjtit ekip. Në 100m shpinë ai e fitoi garën me kohën 1’28”27 ndaj 11-vjeçarit Huti, teksa dhe ky i fundit vlerësohet si me shumë perspektivë nga trajnerët. “Jam i lumtur që, arrita të fitoj dy medalje në ‘Kupën e Persepktivës”. Kam dy vjet që ushtrohem me not dhe tani po marr shpërblimet e punës sime”, – tha Guda për gazetën “Telegraf”.