Tirana, ekipi i vitit 2014

551
Sigal

Bardheblutë kanë marrë me shumë pikë se çdo ekip tjetër nga gjashtë ndeshjet e këtij viti

Edhe pse Skënderbeu ecën i sigurt drejt fitimit të titullit – i katërti rresht, pasi diferenca me vendin e dytë ka shkuar në +11 pikë, është të paktën një skuadër që i lë pas korçarët, të paktën në kriterin e pikëve të grumbulluara gjatë gjashtë ndeshjeve të vitit 2014. Dhe kjo është Tirana. Bardheblutë kanë grumbulluan 14 pikë, ndërkohë që, bardhekuqtë, 12. Nga 9 pikë kanë grumbulluar Laçi dhe Besa; Partizani dhe Teuta kanë koleksionuar nga 7 pikë, Flamurtari dhe Kastrioti nga 6, ndërkohë që më pak pikë ka marrë këtë vit Bylisi, vetëm 3. Nëse në pjesën e parë të sezonit të kaluar pamë një Tiranë plotësisht në krizë, duke qenë kandidatja kryesore për të rënë nga Kategoria Superiore, tani kemi një tablo krejt tjetër: një Tiranë efikase dhe për momentin të dalë nga “zona e kuqe” e katër vendeve të fundit, pra të dalë nga zona e rënies. Tirana nuk humbet prej tetë ndeshjesh, midis kampionatit (7) dhe Kupës (1).

Trajneri Magani

24 herë kampionët provuan tre trajnerë, përpara se ekipin ta merrte peqinasi Gugash Magani. Skuadrën e drejtuan me radhë: Nevil Dede, Alpin Gallo, Sokol Bulku, por pa mundur dot ta nxjerrin nga kriza e rezultateve, e ardhur si pasojë e krijimit të vonët të grupit të lojtarëve, për shkak të mungesës financiare gjatë merkatos verore. Gugash Magani, të cilin e larguan nga Teuta, edhe pse durrsakët ishin në vendin e dytë, mbërriti te Tiranë me modestinë dhe përulësinë që e karakterizon një trajner punëtor, por fjalëpak. I njohur si “trajner anti-krizë” – kishte shpëtuar më parë nga rënia Shkumbinin dhe Flamurtarin, ai injektoi te bardheblutë, pikërisht grintën tradicionale që i mungonte. Gjithmonë i pakënaqur në deklarimet në media nga kontributi i lojtarëve, me synimin për t’i nxitur atë të jepnin maksimumin. Strategjia funksionoi dhe rezultatet erdhën. Rezultatet erdhën. Dhe ato janë tepër pozitive… Fitorja në derbin me Partizanin ishte kulmi.

 Blerjet dimërore

Nëse Nevil Dede vuajti shumë për të ndërtuar një skuadër kompetitive dhe me emra cilësorë – donatorët u afruan vetëm dy javë përpara se të niste kampionati, Gugash Magani pati një fond të kënaqshëm financiar për të riformatuar ekipin. Futbollistët e mbërritur edhe pse të pakët në numër rezultuan cilësorë: Selemani Ndikumana nga Burundi, Gilberto Fortunato nga Brazili, Ivan Deliçit nga Mali i Zi, Frencis Kahata nga Kenia, si dhe Mario Morinës së ardhur nga Skënderbeu. Lojtarë që kanë dhënë kontributin e tyre, duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në ecurinë pozitive të Tiranës. Fortunato ka shënuar katër gola, përfshirë dhe atë në fitoren 1-0 në derbin me Partizanin, ndërkohë që Selemani Ndikumano, dy.

 Fitoret/Barazimet

Nga gjashtë ndeshjet e vitit 2014, Tirana ka arritur katër fitore dhe dy barazime, pra duke pasur një ecuri më të mirë se korçarët, me Skënderbeun që ka arritur tri fitore dhe po aq barazime. Tirana e nisi vitin me një barazim pa gola me Kastriotin në Krujë, për të mbërritur te fitorja e bujshme 1-0 me Partizanin, falë golit të bukur të brazilianit Gilberto Fortunato (77’), në një nga ndeshjet me të ndjekura të këtij sezoni. Trepikëshi i radhës u sigurua në fitoren 1-0 ndaj Bylisit në Ballsh, falë një goli të Selemani Ndikumana të ardhur nga Burundi (71’). Fitore 2-1 me përmbysje ndaj Besës në “Qemal Stafa”, me Gilberton dhe Kërçikun që bënë të pavlefshëm golin e hershëm të Celhakës së Besës, një gol me të vërtetë i jashtëzakonshëm me një gjuajtje jashtë zonës. 1-1 me Flamurtarin në Vlorë (shënoi Ndikumana), si dhe 3-1 me Kukësin: gol i Takut me penallti dhe një dygolësh i brazilianit Gilberto.

 Kalendari

24 herë kampionët e mbyllën fazën e dytë në vendin e 8-të me 26 pikë, ndërkohë që katër ekipet e fundit renditen në këtë mënyrë: Vllaznia (vendi i 9-të / 25 pikë), Bylis (10/24), Lushnja (11/23) dhe Kastrioti (12/22). Deri në përfundimin të sezonit janë dhe 11 javë (komplet faza e tretë). Tirana e nis me Teutën në Durrës (java 23), për të vazhduar me Kukësin në Tiranë (java 24) dhe derbin me Partizanin po në “Qemal Stafa” (java 25). Bardheblutë e mbyllin kampionatin me ndeshjen kundër Besës. Në bazë të kalendarit, Tirana, si një ekip që është renditur në vendet 7-12 do të luajë pesë ndeshje brenda dhe gjashtë ndeshje jashtë.

14 pikë

ka grumbulluar Tirana nga gjashtë ndeshjet e para të vitit 2014, skuadra më rezultative

12 pikë

ka koleksionuar Skënderbeu në gjashtë ndeshjet e fundit, edhe pse kryeson me +11 pikë kampionatin

3 pikë

ka grumbulluar Bylisi nga gjashtë takimet e para, ekipi më i dobët për vitin 2014

NDESHJET E TIRANËS

(Viti 2014)

Kastrioti-Tirana 0-0

Tirana-Partizani 1-0

Bylis-Tirana 0-1

Tirana-Besa 2-1

Flamurtari-Tirana 1-1

Tirana-Kukësi 3-1

Bilanci: 6 ndeshje; 4 fitore, 2 barazime. Golaverazhi 8-2. Pikë 14.

RENDITJA E VITIT 2014

1 Tirana       14

2 Skënderbeu      12

3 Laçi           9

4 Besa          9

5 Kukësi             8

6 Partizani    7

7 Teuta         7

8 Flamurtari 6

9 Kastrioti    6

10 Lushnja          5

11 Vllaznia  4

12 Bylis       3

RENDITJA E PËRGJITHSHME

1 Skënderbeu      45

2 Laçi           34

3 Partizani    33

4 Kukësi             33

5 Teuta         31

6 Flamurtari        30

7 Besa          30

8 Tirana              26

9 Vllaznia    25

10 Bylis              24

11 Lushnja   23

12 Kastrioti 22

Kalendari i Tiranës

(Faza e tretë)

Java 23 (12 mars)

Teuta-Tirana

Java 24  (15 mars)

Tirana-Kukësi

Java 25  (22 mars)

Partizani-Tirana

Java 26  (29 mars)

Tirana-Laçi

Java 27  (5 prill)

Skënderbeu-Tirana

Java 28  (12 prill)

Tirana-Lushnja

Java 29  (19 prill)

Bylis-Tirana

Java 30 (26 prill)

Tirana-Vllaznia

Java 31  (30 prill)

Kastrioti-Tirana

Java 32  (3 maj)

Flamurtari-Tirana

Java 33  (10 maj)

Tirana-Besa

Skënderbeu, Teuta, Kukësi dhe Flamurtari në luftë për trofeun e edicionit të 62-të

 Kupa e Shqipërisë, sot shorti i gjysmëfinaleve

 Sot, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit do të hidhet shorti që do të përcaktojë dy ciftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Në garë për trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend kanë mbetur katër skuadrat e superiores, Skënderbeu, Flamurtari, Teuta dhe Kukësi, që synojnë t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni. Nga katër skuadrat gjysmëfinaliste, vetëm Teuta dhe Flamurtari e kanë fituar nga tri herë trofeun, ndërkohë që Skënderbeu dhe Kukësi nuk e kanë marrë atë asnjëherë. Skënderbeu për herë të fundit në finale ishte në sezonin 2011-2012, kur e humbi atë me Tiranën. Fituesi (ende) në fuqi i kompeticionit është Laçi, që nga ana e tij mundi në finale Bylisin. Shorti do të drejtohet nga sekretari i përgjithshëm I FSHF-së Ilir Shulku, në prani të përfaqësive të skuadrave gjysmëfinaliste dhe medias. Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 26 mars, ndërsa ato të kthimit dy javë më pas, pra më 9 prill. Për korçarët, që kanë dështuar në tri sezone radhazi për të triumfuar në të dy kompeticionet, ndoshta ka ardhur momenti që të bëjnë realitet një ëndërr të vjetër të tifozëve juglindorë, që ende nuk e kanë shijuar suksesin në Kupën e Shqipërisë. Synon për herë të parë trofenë e Kupës edhe Kukësi, që një sezon më parë u eliminua nga Laçi në gjysmëfinale.

EKIPET GJYSMËFINALISTE

FLAMURTARI

Në gjysmëfinale: 24 herë

(1949, 1951, 1960,  1963/64, 1964/65, 1980/81, 1981/82, 1982/83 1983/84, 1984/85, 1986/87, 1998/99, 1989/90, 1990/91, 1991/92,  1995/96, 1996/97, 1998/99, 2008/09, 2011/12, 2013/14)

Në finale:

(1960, 1982/83, 1983/84, 1984/85, 1986/87, 1987/88, 1989/90, 1990/91, 1995/96, 1996/97, 2008/09)

Fitues: 3 herë

(1984/85, 1987/88, 2008/09)

TEUTA

Në gjysmëfinale: 16 herë

(1948, 1949, 1957, 1974/75, 1975/76, 1978/79, 1982/83, 1993/94, 1994/95, 1999/00, 2000/01, 2002/03, 2004/05, 2006/07, 2009/10, 2013/2014)

Në finale: 9 herë

(1957, 1974/75, 1993/94, 1994/95, 1999/00, 2000/01, 2002/03, 2004/05, 2006/07)

Fitues: 3 herë

(1994/95 1999/00 2004/05)

SKËNDERBEU

Në gjysmëfinale: 9 herë

(1958, 1960, 1962/63, 1964/65, 1965/66, 1975/76, 1979/80, 2012/13, 2013/2014)

Në finale: 4 herë

(1958, 1964/65, 1975/76, 2011/12)

KUKËSI

Në gjysmëfinale: 2 herë

(2012/13, 2013/14)

Kalendari

Faza e tretë

Java 23 (12 mars)

Skënderbeu-Kastrioti

Laçi-Lushnja

Partizani-Bylis

Kukësi-Vllaznia

Teuta-Tirana

Besa-Flamurtari

Java 24  (15 mars)

Lushnja-Skënderbeu

Bylis-Laçi

Vllaznia-Partizani

Tirana-Kukësi

Flamurtari-Teuta

Besa-Kastrioti

Java 25  (22 mars)

Skënderbeu-Bylis

Laçi-Vllaznia

Partizani-Tirana

Kukësi-Flamurtari

Teuta-Besa

Kastrioti-Lushnja

Java 26  (29 mars)

Vllaznia-Skënderbeu

Tirana-Laçi

Flamurtari-Partizani

Besa-Kukësi

Teuta-Kastrioti

Bylis-Lushnja

Java 27  (5 prill)

Skënderbeu-Tirana

Laçi-Flamurtari

Partizani-Besa

Kukësi-Teuta

Lushnja-Vllaznia

Kastrioti-Bylis

Java 28  (12 prill)

Flamurtari-Skënderbeu

Besa-Laçi

Teuta-Partizani

Kukësi-Kastrioti

Tirana-Lushnja

Vllaznia-Bylis

Java 29  (19 prill)

Skënderbeu-Besa

Laçi-Teuta

Partizani-Kukësi

Lushnja-Flamurtari

Bylis-Tirana

Kastrioti-Vllaznia

Java 30 (26 prill)

Teuta-Skënderbeu

Kukësi-Laçi

Partizani-Kastrioti

Besa-Lushnja

Flamurtari-Bylis

Tirana-Vllaznia

Java 31  (30 prill)

Skënderbeu-Kukësi

Laçi-Partizani

Lushnja-Teuta

Bylis-Besa

Vllaznia-Flamurtari

KastriotiLaçi-Tirana

Java 32  (3 maj)

Partizani-Skënderbeu

Laçi-Kastrioti

Kukësi-Lushnja

Teuta-Bylis

Besa-Vllaznia

Flamurtari-Tirana

Java 33  (10 maj)

Skënderbeu-Laçi

Lushnja-Partizani

Bylis-Kukësi

Vllaznia-Teuta

Tirana-Besa

Kastrioti-Flamurtari