Tirana buzë “greminës”, bën paqe me Kastriotin në sfidën e mbijetesës

497
Sigal

Tirana nuk ka arritur që të shkojë më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Skuadra bardheblu ka këmbëngulur për të gjetur golin e avantazhit në pjesën e parë, duke afruar në disa raste golit. Në minutën e 19-të, Hoxhollari krosoi mjaft mirë për Imamin, i cili me një goditje me kokë gjeti vetëm traversën. Disa minuta më pas Hoxhollari provoi të befasonte portierin Çekrezi, por tentativa e tij, do të përfundonte pak mbi kuadratin e portës.

Në fillimin e pjesës së dytë, skuadra e Memës do të humbiste një rast të artë me Hasanin, i cili nuk arrin që të shënojë edhe pse në kuadratin e portës ishte Husein që do ta ndalte për mrekulli në vijën e portës. Në minutat e fundit Tirana do të shfaqej dukshëm e lodhur duke i dhënë mundësinë gjirokastriteve që të rrezikonin me një goditje nga distanca, por portieri Lika do të fluturonte për ta ndalur topin.

Tirana mbetet në vendin e 8-të me 41 pikë, vetëm dy më shumë se Kastrioti vetëm dy javë nga fundi i kampionatit.