Tirana bie sërish, Vllaznia bën surprizën në kryeqytet

542
Vllaznia bën surprizën duke mposhtur Tiranën në kryeqytet. Në “Selman Stërmasi”, ndeshja hapëse e javës së 27-të të Kategorisë Superiore përfundoi 2-1, me të tre golat e shënuar pas pushimit mes pjesëve.
Pas një nisjeje më të mirë të shkodranëve, Tirana merr frenat e lojës dhe dominon pjesën më të madhe të pjesës së parë.
Tetë minuta pas pushimit, Olsi Gocaj shndërron në gol një penallti, por në të 79-n zëvendësuesi Sise rikthen baraspeshën. Megjithatë ekuilibri zgjati vetëm tri minuta, pasi Gurishta realizoi golin e fitores vetëm pak sekonda pasi kishte hyrë në fushë.
Me këtë sukses Vllaznia ngjitet në kuotën e 35 pikëve në vendin e pestë, -1 nga Luftëtari që të dielën luan në Kukës.
Kurse Tirana mbetet në errësirë, duke pësuar disfatën e gjashtë në nëntë ndeshjet e fundit, ende pa e provuar shijen e fitores në vitin 2017. Bardheblutë mbeten me 30 pikë dhe duhet të kthejnë kokën seriozisht nga mbijetesa.
Sigal