Tifozët serbë sërish thirrje fyese në fushën e blertë: Vritini shqiptarët

493
Serbët nuk ndalin koret raciste ndaj shqiptarëve në futboll. Kanë qënë tifozët famkeq serb të Delije të cilët gjatë ndeshjes Cukaricki-Crvena Zvezda kanë bere thirrje fyese ndaj shqiptarëve.
“Therni, therni, shqiptarët, vritni, vritni, shqiptarët”, u dëgjuan thirrjet e grupit huligan serb në minutat e para të ndeshjes 
Gjyqtari i ndeshjes Dejan Filipoviq ka ndërprerë ndeshjen për dhjetë minuta, kohë gjatë së cilës u ka kërkuar tifozëve që të ndalin thirrjet raciste kundër shqiptarëve.
Megjithatë edhe pas ndërprejes së lojës duket se asgjë nuk ka ndryshuar, tifozët kanë nisur sërish duke mos u ndalur deri ne përfundim të ndeshjes e cila u fitua nga Cukaricki me rezultat prej 2:0. 
Duket se serbët do të vazhdojnë thirrje të tilla raciste ndaj shqiptarëve për aq kohe sa Federata Ndërkombëtare e Futbollit nuk do të marë masa të rrepta ndaj kësaj situate.
Kujtojmë këtu se edhe federate daneze i ka dërguar para pak ditësh federates serbe një kërkesë për mospranimin e tifozëve serb në Danimarkë për ndeshjen e 13 qershorit të këtij viti, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret ‘Europian 2016’ duke i cilësuar të rrezikshëm dhe autorë të akteve të përsëritura të huliganizmit. 
Sigal