Tifozët Kuqezi bojkotojnë stadiumin e Prishtinës: Jo dy kombëtareve

454
Tifozat Kuqezi nuk do të jenë në shkallët e stadiumit të Prishtinës në ndeshjen mes përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, që luhet këtë të premte. Ky vendim i grupimit më të madh të tifozëve të Kombëtares, i bërë publik përmes faqes së tyre në Facebook, kuqezi është marrë në vazhdën e qëndrimit të shprehur edhe më herët nga ky grupim për pasjen e vetëm një kombëtarje për shqiptarët.
“Këtë të premte, Kampionet tanë zhvillojnë ndeshjen e parë që pas kualifikimit historik në Kampionatin Europian ‘Francë 2016’, në shtëpinë e tyre të dytë autoktone, në Prishtinë. Ndeshja do të jetë e karakterit festiv, ndaj një grupimi tjetër të futbollistëve shqiptarë. Që nga themelimi, një ndër misionet bazë të Tifozave Kuqezi ka qenë që shqiptarët, edhe pse të ndarë në disa shtete, të kenë vetëm një Kombëtare dhe të përfaqësojnë vetëm një Flamur. Ne vazhdojmë të besojmë në kauzën tonë dhe për këtë arsye të premten nuk do të jemi prezent si grupim në Stadionin e Prishtinës”, thuhet në komunikatën e TKZ. Megjithatë, grupimi bën thirrje që kjo ndeshje të shfrytëzohet për krijimin e një atmosfere festive në Prishtinë.
Sigal