Tifozët kuqezi: Bojkotojmë ndeshjet në shtëpi të Kombëtares, stadiumin ta mbushin policët me kallash

60

Janë prej më shumë se një
dekade në mbështetje të kombëtares shqiptare të futbollit dhe u kanë dhënë
bukuri ndeshjeve të kuqezinjve. Por entuziazmi që sjellin në stadium “Tifozat
Kuq e Zi” do të mungojë në takimet që Shqipëria do të luajë në Shkodër apo Elbasan,
pasi grupimi më i madh i tifozëve të përfaqësueses ka vendosur të bojkotojë
ndeshjet në vendin tonë.
Me një njoftim të publikuar
në faqen e tyre në internet, tifozët e zjarrtë të kombëtares kanë bërë të qartë
se nuk mund të durojnë më trajtimin absurd që u bëjnë autoritetet shqiptare në
stadium apo jashtë tij, ndaj kanë marrë vendimin ekstrem.Ata thonë se do të
vazhdojnë ta mbështesin ekipin në takimet jashtë vendit, aty ku respektohen,


Komunikata e plotë:


“Të nderuar tifozë,Ajo që
ndodhi në ndeshjen Shqipëri – Izrael, nuk kishte të bënte asgjë me lojën e
bukur të futbollit. Atë ditë, tifozët shqiptarë prezent në stadium (dhe jo
vetëm) ishin viktimë e terrorit shtetëror. Andaj, përshkrimi apo prezantimi i
çfarëdo fakti, nuk mund ta përshkruan terrorin që tifozët shqiptar përjetuan
nga policia e shtetit shqiptar. Ne jemi tifozë, që e dojmë këtë Kombëtare dhe
këtë Shqipëri.

Për arsyen e lartcekur, Tifozat
Kuq e Zi, kemi marrë vendim të BOJKOTOJMË të gjitha ndeshjet e radhës brenda,
përfshirë këtu edhe ndeshjen me Lihtenshtajnin. Kombëtarën do ta përcjellim
vetëm në transferta, atje ku na respektojne.

Me këtë rast, ftojmë policinë e shtetit shqiptar, që të pajisur me
kallashnikov dhe me armë tjera, të bëjë tifozin në tribunë.

Për veprimet dhe format e organizimeve tona të radhës, do të ju
njoftojmë me kohë.

Me sinqeritet,

Tifozat Kuq e Zi”. /panoramasport/