“Tifozët Kuq e Zi” i drejtohen Redi Jupit: Kujdes çfarë thua

539
Tifogrupi i njohur i cili mbështet më së shumti skuadrën e kombëtares shqiptare në çdo ndeshje “Tifozat kuq e zi” kanë reaguar për herë të dytë brenda pak muajsh kundër trajnerit U21 Redi Jupi. Këtë herë tifogrupi ka reaguar kundër deklaratese së Redi Jupit, se kapitenin e kombëtares Lorik Cana dhe njërin nga lojtarët më të spikatur të skuadrës Taulant Xhaka nuk janë thirrur nga ndonjë kombëtare tjetër përveç Shqipërisë. Ata i kërkojne trajnerit të U21 të jetë më i matur dhe më i kujdesur në ato se çfarë thotë.
Reagimi i tifogrupit “Tifozat Kuq e Zi”
Tifozat Kuq e Zi ndjejnë nevojën që përsëri, brenda dy muajve, të reagojnë ndaj deklaratës së fundit të trajnerit të ekipit U21 të Kombëtares Shqiptare, Redi Jupi.
Është hera e dytë që brenda një periudhe prej dy muajsh, z. Jupi bën një deklaratë që ne e konsiderojmë shumë të pamatur dhe ofenduese, veçanërisht në këtë moment ku të gjithë tifozët shqiptarë janë në vazhdën e planifikimeve për udhëtimet e tyre në Francë, aty ku ëndrra e ynë shekullore u bo realitet. Nuk lejomë askënd që të prek emrin e futbollistëve të Kombëtares, qe me shumë krenari e djersë mbrojnë ngjyrat e Flamurit tonë.
Lorik Cana është shembulli më i mirë si duhet Kombëtarja dhe si një i ri duhet të luftojë për ngjyrat e kombit të tij. Gjithashtu, Taulant Xhaka, me paraqitjet e tij fantastike dhe dashurinë për fanellën, na ka bërë të gjithëve të bëhemi tifozët e tij më të mëdhenjë.
Duke mos dashur të përsërisim fjalët nga reagimi i jonë i parë ndaj deklaratave të z. Jupi në muajin Gusht, për të dytën dhe fundit herë, i bëjmë thirrje z. Jupi të fokusohet në punën e tij për të cilën PAGUHET, dhe që famën e tij ta rritë me punë dhe rezultate, dhe jo me deklarata plotë “fashion” dhe shumë kontradiktore.
Redi Jupi, MOS E TEPRO!
Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar!
Sigal