Tifozët i kërkuan llogari Juventusit, befason Buffon: Keni bërë shumë mirë

532
E mërkura në “Vinovo”, qendrën stërvitore të Juventusit, nuk ishte e njëjtë me ditët e tjera, madje mund të cilësohet si e pazakontë. Ultrasit e ekipit bardhezi ndodheshin aty për t’i kërkuar llogari lojtarëve për dështimin në ndeshjen e fundit në kampionat, ku Napoli i mundi në “Allianz Stadium” dhe rihapi garën për titull.
Sipas “Gazzeta delllo Sport” diçka tjetër që tifozët nuk e kishin suportuar ishte mosshkuarja e lojtarëve për t’i përshëndetur pas humbjes.
“Ne ishim duke pritur, ju përshëndetët naapoletanët, por nuk erdhët te ne: Pse?”, – kanë pyetur ultrasit bardhezinj. Kapiteni Buffon nuk ka vonuar dhe ka kërkuar falje disi: “Ne gabuam, por ishim edhe të zemëruar, ndaj nuk erdhëm të përshëndeteshim si zakonisht”.
Pra, portieri, siç është raportuar nga “Il Corriere della Sera”, pranoi: “Fakti që jeni këtu, është një shenjë e rëndësishme. Ju keni bërë shumë mirë. Nëse jemi në këtë situatë, ndodh për shkak se diçka të gabuar bëmë. Të jetë krenarë për ne, deri në fund. Unë u ndala për të përshëndetur lojtarët e Napolit, sepse në pjesën e parë, shumë prej tyre na përgëzuan për fitoren tonë. Ata ishin më të uritur, ndaj edhe fituan”.
Përveç Buffon-it, edhe Chiellini, Marchisio e Dybala kishin një bisedë të shkurtër me ultrasit, të cilët përsëritën për të gjithë sa e rëndësishme është për mjedisin që të fitojnë titullin e shtatë radhazi në Seria A. Tani, mbështetësit e “Zonjës së Vjetër” duhet të presim përgjigjen e lojtarëve në fushë, duke filluar nga ndeshja e madhe e së shtunës në mbrëmje, ndaj Interit, në “San Siro”.
Sigal