Tifozët e Lecce-s banderolë gjigante për Shqipërinë

532
Sigal

Tifozët e Lecces kanë bërë një gjest të bukur mbrëmjen e djeshme duke vendosur në portën e prefekturës një banderolë: “Albania Ale”, për t’iu gjendur pranë popullit shqiptar në këto ditë të vështira.

Nuk është hera e parë që tifozët e Lecces janë solidarë, pasi kujtojmë që pak ditë më parë, i hapën dyert e shtëpive tifozëve të Cagliarit, pas shtyrjes së ndeshjes për shkak të motit.

Mediat italiane raportojnë se kjo banderolë qëndroi vetëm për pak, pasi policia bashkiake e hoqi disa orë më pas.