Tifozët e Juventusit ndihen të tradhtuar, ‘hiqeni yllin e Contes’

533
Sigal

Mungon vetëm zyrtarizimi, pasi sezonin e ardhshëm Antonio Conte do të ulet në stolin e Interit.

Kalimi i Contes tek zikaltrit konsiderohet si tradhti nga tifozët e Juventusit të cilët kanë filluar të shprehin urretje ndaj ish-teknikut të “Zonjës së Vjetër” nën drejtimin e të cilit fitoi 3 tituj në Serie A.

Së fundmi tifozët e “Zonjës” kanë krijuar një peticion në platformën “Change.org”, në mënyrë që drejtuesit e Juventusit të heqin yllin që i dedikohet trajnerit salentin, pikërisht në ambientet e brendshme të “Allianz Stadium”.

Sipas autorit të peticionit, për Conten, “kalimi te Interi nuk është zgjedhje profesionale, sepse të shkosh te Interi do të thotë që të shkelësh dinjitetin”.

Image