Tifozët e futbollit që do të shkojnë në Rusi, mund të përdorin lëndë narkotike

580
Nga Agron KAJA
BOTËRORI “RUSI 2018”/ FIFA do të mblidhet nesër për të diskutuar për VAR, nuk dihet nëse do të preken edhe dukuri të tjera 
Edhe pse duhet më shumë se tre muaj që ndeshjet finale të Kampionatit Botëror të Futbollit “Rusi 2018” të nisin, lajme nga më të ndryshmet shikohen, dëgjohen e shkruhen në pragun e këtij eventi, më i madhi në futbollin botëror. Dhe dje, në “The Moscoë Times”, lajmi se gjatë zhvillimit të ndeshjeve të këtij botërori, tifozët do të kenë mundësinë të përdorin të kontrolluar lëndë narkotike, përveçse habisë, ndoshta është menduar se ky event kësisoj do të shthuret. Duke qenë se tifozët do të lejohen të përdorin kokainë dhe heroinë, asgjë tjetër nuk mund të mendojë pjesa tjetër e botës së futbollit që do të jetë prezent në “Rusi 2018”, përveçse anës së errët që sjell përdorimi i këtyre lëndëve narkotike gjatë zhvillimit të ndeshjeve të Botërorit të Rusisë. Këto finale do të luhen në periudhën 15 qershor-14 korrik 2018, që kësisoj, një ngjarje e madhe e futbollit pritet të shoqërohet edhe nga të tilla probleme, si efektet e lëndëve narkotike. Por, tifozët e futbollit që do të shkojnë në Rusi për të ndjekur ndeshjet finale të Botërorit, mund të përdorin lëndë narkotike, por normalisht edhe me disa kushte. Kështu raporton “The Moscoë Times”, që shton më tej se, Bashkimi Ekonomik Euroaziatik, i përbërë nga Rusia, Bjollorusia dhe Kazakistani, do të lejojë futjen e këtyre substancave, nëse ato do të shoqërohen me një mjekër reci (në rusisht), por duhet të të jetë edhe emri i pacientit dhe sasia e lejuar e lëndëve narkotike, si kokaina, marihuana dhe heroina. Komiteti Organizativ i Kupës së Botës, për këtë rast është deklaruar se punonjësit e sigurisë do të verifikojnë vërtetësinë e recetave, të cilat do të bashkëngjiten biletave të ndeshjeve. Kështu, për herë të parë në historinë e finaleve të Botërorit të futbollit, do të kemi të zyrtarizuar përdorimin e lëndëve narkotike nga tifozët, por rrezikshmëria këtu do të jetë e madhe edhe për lojtarët. Nëse ky lajm do të jetë pjesë e politikave të shtetit rus, për të sjellë në stadiume sa më shumë tifozë, kjo ndoshta mund të jetë shumë e rëndë për pasojat që mund të sjellin narkomanët e ndryshëm, të cilët të tilla evente i “gjuajnë” si me pikatore. Ndërkohë që nesër, FIFA do të marrë një vendim për përdorimin e teknologjisë në ndeshje (VAR), ku në disa vende evropiane, si në Itali, VAR-i tashmë është testuar kështu që sipas të gjitha gjasave vendimi për ta aplikuar edhe në Rusi, pritet të jetë pozitiv. E këtu, ndoshta do të kemi edhe një vendim edhe për përdorimin e lëndëve narkotike nga tifozët në Botëror.
Dje, në “The Moscoë Times”, lajmi se gjatë zhvillimit të ndeshjeve të këtij Botërori tifozët do të kenë mundësinë të përdorin të kontrolluar lëndë narkotike, përveçse habisë, ndoshta sjell idenë se ky event kësisoj do të shthuret
Sigal