Tifozë dhe autobusë falas, për një biletë europiane

495
Sigal

KUPA E SHQIPËRISË/ Sot ndeshjet e para gjysmëfinale: Kukësi-Laçi (14:00) dhe Skënderbeu-Bylis (17:00)

Me ndeshjet Kukësi-Laçi (14:00) dhe Skënderbeu-Bylis (17:00) do të nisin sot gjysmëfinalet e edicionit të 61-të të Kupës së Shqipërisë. Interesant është fakti se, asnjë nga katër skuadrat gjysmëfinaliste nuk e ka fituar më parë trofeun e Kupës, pavarësisht se Skënderbeu ka qenë katër herë në finale, e fundit e humbur edicionin e kaluar me Tiranën (0-1). Skuadra që do të fitojë trofeun bëhet ekipi i dhjetë që fiton një Kupë të Shqipërisë, duke u bashkuar kështu me Tiranën (15 trofe), Partizanin (15), Dinamon (13), Vllazninë (6), Flamurtarin (3), Teutën (3), Elbasanin (2), Apoloninë (1) dhe Besën (1). Në finale, në total kanë qenë 14 skuadra, përfshirë këtu edhe ekipet humbëse: Skënderbeu, Albpetrol, Lushnja dhe Tomori. Për korçarët, që humbën sezonin e kaluar në finale kundër Tiranës kjo do të jetë hera e 9-të që mbërrijnë në gjysmëfinale, ndërkohë që për kuksianët është një arritje historike. Kukësi do të jetë për herë të parë midis katër më të mirave të një edicioni të Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që formacioni i Armando Cungut ka dhe meritën se eliminoi Tiranën, fituesen e edicionit të kaluar. Kukësi është padyshim surpriza më e madhe e këtij sezoni. Ekipi kuksian debuton për herë të parë në Superligë dhe ndodhet në vendin e katërt në kampionat, ku ka arritur tri fitore radhazi në ndeshjet e fundit, duke u barazuar me pikë me Flamurtarin dhe duke u afruar me dy pikë me Teutën. Surpriza kuksianë duket se nuk fund. Pas ngjitjes në Superligë, kuksianët arritën të kalojnë në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë dhe i kanë të gjitha shanset për të qenë finalistë, nëse do të kalojnë Laçin. Nëse presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka vendosur të hap dyert e stadiumit “Zeqir Ymeri” (priten të jenë rreth 4500 tifozë, një mijë prej tyre nga Kosova), presidenti i Laçit, Pashk Laska ka vendosur pesë autobusë falas. Laçi arrin për herë të dytë në gjysmëfinale, pas asaj të siguruar në edicionin 1997-1998, të cilën e humbi me Apoloninë (fitues të atij sezoni): fitoi 1-0 në Laç dhe humbi 2-0 në Fier. Për herë të parë në gjysmëfinale do të jetë e Bylisi, pas pesë pjesëmarrjeve në çerekfinale (1999-2000, 2000-2001, 2010-2011 2011-2012 dhe 2012-2013). Kështu, Skënderbeu, që është favoriti kryesor për të fituar titullin kampion (ka një diferencë prej +11 pikësh me Teutën e vendit të dytë, kur kanë mbetur edhe 6 javë), mund të bëjë bis trofesh, ashtu si dikur Tirana, Partizani, Dinamo dhe Vllaznia, pra katër të mëdhenjtë e futbollit tonë. Raundi gjysmëfinal i këtij kompeticioni kombëtar do të luhet me ndeshje vajtje-ardhje, në datat 3 dhe 17 prill.

SKËNDERBEU

Skuadra korçare merr pjesë për herë të 9-të në gjysmëfinale:

1958, 1960, 1962-1963, 1964-1965, 1965-1966, 1975-1976, 1979-1980, 2011-2012 dhe 2012-2013.

BYLISI

Pas pesë pjesëmarrjeve në çerekfinale: 1999-2000, 2000-2001, 2010-2011 2011-2012 dhe 2012-2013, Bylisi merr për herë të parë në gjysmëfinale.

KUKËSI

Për kuksianët është një arritje historike, pasi marrin pjesë për herë të parë midis katër më të mirave të Kupës së Shqipërisë, teksa synojnë trofeun.

LAÇI

Kurbinasit marrin pjesë për herë të dytë në gjysmëfinale pas asaj në edicionin 1997-1998, të cilën e humbën me Apoloninë: fituan 1-0 në Laç; humbën 2-0 në Fier.

LIBRI I ARTË

15: Partizani

15: Tirana

13: Dinamo

6: Vllaznia

3: Teuta

3: Flamurtari

2: Besa

2:Elbasani

1: Apolonia

 Botërori i Femrave

Shqipëria shkruan historinë në Maltë

 Të enjten e 4 prillit, me ndeshjen kundër Maltës, Shqipëria e futbollit për femrave është në prag të një momenti historik të saj në kompeticionet ndërkombëtare. Ajo do të marrë për herë të parë pjesë në eliminatoret e Kampionatit Botëror për Femra “Do ta konsideroja me të vërtetë, si një moment historik për futbollin tonë të femrave. Ekipi Kombëtar i ynë është i ri, dhe për më tepër ne marrim pjesë për herë të parë në eliminatoret e një Kampionati Botëror”, tha trajneri Altin Rraklli. Shqipëria bën pjesë në grupin 1 paraeliminator, së bashku edhe Maltën, Luksemburgun dhe Letoninë. Ndeshjet zhvillohen në Maltë. Edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka i uron suksese Kombëtares femrave. Kombëtarja shqiptare në futboll për femra deri tani ka arritur pesë fitore në po kaq miqësore të zhvilluara: tre fitore me Maqedoninë: 1-0, 4-1 dhe 2-0. Me Malin e Zi kemi fituar dy herë: 4-2 në Podgoricë dhe 4-3 në Shkodër E shumëpritur nga të gjithë, tashmë edhe Shqipëria e femrave U-19. Ajo do të marrë pjesë në një eveniment kontinental. Dhe premiera kuqezi starton në kampionatin evropian të sezonit 2013-2014 të U-19-ës, finalet e të cilit do të mbahen në Norvegji. Në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës u vendos që Shqipëria do të jetë në Grupin 7 (nga 11 në total) me Italinë, Poloninë dhe Slloveninë.

 Grupi A

04.04 Shqipëri-Maltë       16:00

04.04 Luksemburg-Maltë     18:30

06.04 Shqipëri-Letoni      11:00

06.04 Maltë-Luksemburg     13:30

09.04 Luksemburg-Shqipëri  16:00

09.04 Letoni-Maltë         18:30

Liteski i Loveçit merr ofertë nga zviceranët e St.Gallenit për sulmuesin shkodran

 Armando Vajushi, më i miri i javës në Bullgari

 Armando Vajushi u votua si lojtari më i mirë i javës së 19-të të kampionatit bullgar, pas dygolëshit të sulmuesit shqiptar në fitoren 5-1 të Liteksit ndaj Botev Vratsa. Për shkodranin kjo ishte e hera e dytë që, ai shpallej si futbollisti i javës në Bullgari, përfshirë dhe atë të raundit të 1/16 të Kupës së Bullgarisë, kur me të dy golat e tij ndëshkoi CSKA-në e Sofjes. Sulmuesi 21-vjeçar i Kombëtares shqiptare është tani golashënuesi i dytë më i mirë i skaudrës dhe i katërti më produktiv në Ligën e Parë Bullgare (A PFG). Vajushi ka realizuar 9 gola në 19 ndeshje në kampionat. Ia vlen të kujtojmë se Liteksi ka sulmin më produktiv në Bullgari, me 42 gola në 19 ndeshje. Forma e mirë e Armandos, dhe për më tepër pajisja e tij me pasaportë bullgare (përfshirë atë shqiptare) ka zgjuar interesimin e disa skuadrave, në Itali, Holandë, Gjermani, Poloni, ndërkohë që kontaktet e para konkrete janë ato me ekipin zviceran St. Gallen. Lajmin e dhanë disa media të rëndësishme sportive bullgare, përfshirë “Tema Sport”. Aktualisht, St. Gallen ndodhet në vendin e dytë në kampionatin zviceran, me gjashtë pikë më pak se Bazeli, që kryesueson Superligën helvetike. Vajushi është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Liteksit të Loveçit, që e bleu sulmuesin në shumën e 100 mijë eurove nga Vllaznia. Klubi bullgar që, ka për trajner legjendën Hristo Stojçkov, kërkon një milion euro për kartonin e talentit shqiptar. Vajushi mbërriti në Bullgari në janar të vitit 2012 dhe ka një kontratë 3.5 vjeçare me Liteksin, pra deri në fund të sezonit 2015-2016. Liteksin ndodhet për momentin në vendin e tretë, pozicion që e çon skuadrën bullgare në Ligën e Europës.

 Sukaj shënon, por Sepahani turpërohet

 Xhevair Sukaj shënoi një gol të shpejtë për skuadrën e tij, Sepahanin, pa kaluar tri minuta lojë, por ekipi i tij humbi 4-2 me Al-Ahlin nga Arabias Saudite, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampioneve të Azisë (grupi C). Për sulmuesin shkodran ky ishte goli i tretë në këtë sezon dhe i pesti në këtë kompeticion. Miqtë e çuan rezultatin në 1-4, përpara se skuadra iraniane të shënonte golin e dytë me anë të Talebit. Për Sepahanin luajti si titullar edhe mesfushori Ervin Bulku, por lojtari i Kombëtares shqiptare u zëvëndësuar në minutën e 69-të. Në Kinë, Jiangsu Sainty, skuadra kineze ku militon sulmuesi i Kombëtares shqiptar, Hamdi Salihi, fitoi 2-0 në kundër Buriram Junaitid i Tajlandës, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampioneve të Azisë (grupi E). Salihi u aktivizua në minutën e 72-të. Të dy golat u realizuan në harkun e dy minutave: Lu Bofei në të 42’ dhe Sun Ke në të 43’. Miqtë e mbyllën takimin me dhjetë lojtarë. Kjo ishte fitorja e parë e skuadrës kineze, pas një barazimi dhe një humbjeje.

   LIGA E KAMPIONEVE

Real Madrid-Gallatasaraj, Murinjo do fitore me goleadë

  Në “Santiago Bernabeu” do të luhet sot takimi i parë çerekfinal ndërmjet rekordmenëve të Spanjës, Real Madrid dhe rekordmenëve të Turqisë, Gallatasaraj. Trajneri i Realit, Hoze Murinjo dëshiron një fitore me rezultat të thellë në Bernabeu pasi i trembet atmosferës në stadiumin e Gallatasaraj. Kampionët e Turqisë vijnë në këtë takim pas fitores kundër Instanbul ditën e shtunë me rezultatin 2-0. Real Madrid nuk njeh humbje në fushën e saj që prej 37 ndeshjesh në të gjitha kompeticionet. Humbjen e fundit e ka pësuar në janar të vitit të kaluar. Në 37 ndeshje të zhvilluara Real ka fituar 30 takime dhe ka barazuar 7. Nën drejtimin e Hoze Murinjos skuadra e Real Madrid ka humbur vetëm 1 takim në ndeshjet e zhvilluara në Bernabeu në Champions League. Gallatasaraj në 3 përballjet kundër Real Madrid ka arritur të fitojë 2 herë duke përfshirë dhe triumfin në Superkupën e Europës në vitin 2001 me rezultatin 2-1.

MALAGA-BORUSIA DORTMUND

Skuadra e Malagas vjen në këtë takim pas fitores ditën e shtunë kundër Rajo Vallecano. Trajneri Pelegrini mund të aktivizojë të njëjtët futbollistë që i dhanë fitoren në Primera Division. Do të rikthehet të luajë në Champions League pas dëmtimit sulmuesi brazilian Julio Baptista. Kampionët në fuqi të Bundesligës vijnë në këtë takim pas fitores së mundshme të arritur në fushën e Shtutgart me rezultatin 1-2. Skuadra e Malaga nuk është ndeshur asnjëherë kundër një skuadre gjermane në kompeticionet europiane.

LIGA E KAMPIONEVE

ÇEREKFINALET

NDESHJET E PARA

Dje, 2 prill 2013

PSG-Barcelona 20:45

Bajern-Juventus 20:45

Sot, 3 prill 2013

Malaga-Dortmund 20:45

Real Madrid-Gallatasaraj 20:45

Europiani i Shtangës

Romela Begaj, flamurmbajtësja kuqezi

 Do të jenë 12 sportistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për Të Rritur, që do të mbahet në kryeqytetin e vendit tonë, në Tiranë, nga data 5, deri më 15 prill 2013. Një gjë e tillë është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes, e cila i ka dhënë kështu një faze përgatitore afro 3-mujore, ku u përfshinë afro 50 sportistët më të mirë të vendit. Lista përfundimtare do të përbëhet nga dy shtangiste femra dhe 10 meshkuj. Për femra, flamurin kuqezi do ta mbajë nënkampionia e kontinentit, Romela Begaj, si dhe e rikthyera Fetije Kasaj.

Sportistët:

Femra:

1. Romela Begaj      58 kg

2. Fetije Kasaj      58 kg

Meshkuj:

1. Anxhelo Shabani   56 kg

2. Arbër Çerçizi     56 kg

3. Romario Avdiraj   62 kg

4. Briken Calja      69 kg

5. Daniel Godelli    69 kg

6. Krenar Shoraj          77 kg

7. Xhulio Prroni           85 kg

8. Endri Haxhihyseni 85 kg

9. Ervis Tabaku      94 kg

10.Isa Bala          +105 kg