Sigal

Lojtari i Romës, Alessandro Florenzi ka përjetuar një lëndim në stërvitjet e djeshme, ku e ka thyer hundën, mirëpo do të jetë i gatshëm për turneun që do të mbahet në SHBA.

Lojtari e ka bërë një operim të vogël në klinikën Villa Stuart pas lëndimit që e ka pësuar.

Ai e ka vendosur një maskë për ta mbrojtur hundën e tij në ndeshjet miqësore, dhe do të jetë i gatshëm për udhëtimin në SHBA me skuadrën e tij.