Thomas Strakosha largohet nga Lazio? Ja e vërteta…

625
Sigal

Thomas Strakosha është i detyruar që të ndalet! Portieri i Lazios do të mungojë në sfidën në kampionat ndaj Cagliarit për të qenë gati në finalen e Kupës ndaj Atalantas.

Shqiptari luajti në kampionat ndaj bergamezëve, por dëmtimi në shpinë e ka shqetësuar gjatë gjithë ndeshjes. 24-vjeçari ka munguar në seancat e fundit stërvitore, teksa në vendin e tij pritet që të ketë një shans portieri i dytë, Silvio Proto.

Inzaghi ka shumë besim te Strakosha prandaj shpreson ta ketë të gatshëm si titullar. Shtatlarti është më i aktivizuar në dy vitet e fundit me 73 ndeshje si titullar.

Kampionati duket histori e mbyllur për Lazion, pasi e sheh veten 4 pikë larg Romës së zonës së Europës. Kryeqytetasit kanë shpëtim vetëm nëpërmjet Kupës së Italisë.