Thirrje e tifozëve Kuqezi: Sot protestë para Kryeministrisë për çështjen detare

626
Pas takimit tre ditor “pelegrinazh” në Korçë, të ministrave të jashtëm të Shqipërisë e Greqisë, nga ana e grekut Kotzias është bërë një deklaratë, se Shqipëria i ka dhënë 12 milje det vendit të tij. Kjo nuk është pritur mirë nga populli shqiptar, të cilët të revoltuar do të protestojnë sot përpara kryeministrisë. Por, këtë herë janë tifozët Kuqezi ata që kanë shpërndarë njoftimin e protestës në faqen e tyre në Facebook, duke iu bërë thirrje qytetarëve të mos harrojnë dhe të mblidhen në orën 11:00. Kështu, ata kanë menduar që “tifozllëkun” e tyre ta tregojnë jashtë shkallëve të stadiumit, në protestën që do të zhvillohet paradite në kryeqytet.
Sigal