Theodhor Arbri: Futbolli sot është në progres, por Tirana na ka një titull “borxh”

649
Nga Agron KAJA
INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” Mjeshtri i Sportit, ish-futbollisti i Tomorit në vitet ’80-të, ja situata në futbollin shqiptar
Jeni i madhi i “Dinastisë Arbri” në futbollin beratas, e ndiqni sot futbollin shqiptar?
Patjetër që po, madje të gjitha kategoritë. Shoh se ka një ndryshim të madh në futbollin tonë, ndoshta është një progres që duhet të ishte në standarde edhe më të larta. Jemi në vitin 2017, dhe nuk duhet të justifikohemi për arsye që i takojnë së shkuarës. 

Nga Superiorja në kategoritë e tjera, cila ju tërheq më shumë?
Natyrisht që Superiorja ka më shumë kualitete lojtarësh e trajnerësh, ndoshta falë edhe investimeve që bëhen në këtë kategori. Por edhe kategoritë e tjera mbeten në fokusin tim si specialist futbolli. Unë ndjehem mirë, sepse kam një ekip fëmijësh që i përgatis çdo ditë, dhe pas kësaj kohe, jam shpesh i angazhuar me ndjekjen futbollit në tërësi.

Në Kategorinë Superiore janë luajtur shtatë javë, si i përshkruani ndeshjet në tërësi?
Në përgjithësi, kanë qenë ndeshje të mira dhe me rivalitet. Bie në sy Skënderbeu si skuadra më e kompletuar dhe më e mira deri në këto shtatë javë. Jo vetëm se është në kreun e renditjes, por se me lojërat e tij ka bindur për këtë pozicion kryesuesi. Edhe Kukësi besoj se do të jetë në ndjekje të korçarëve, së bashku me Partizanin e Flamurtarin.

Po renditjen aktuale, e mendoni plotësisht të merituar në të gjitha pozicionet e saj?
Skuadrat janë në ato pozicione për çka kanë dhënë në këto shtatë javë. Ndoshta Partizani mund të ishte edhe më sipër, por ngërçi në katër javët e para sikur e largoi nga synimi i kreut. Por, tashmë ka një ndryshim cilësor dhe mendoj se ka hyrë në “vallen” e titullit.

Cilën nga ndeshjet e veçoni si më të mirën e këtyre shtatë javëve?
Kanë qenë disa, por do të veçoja atë mes Partizanit e Skënderbeut, por edhe Teuta me Flamurtarin. Nëse veçohen këto si ndeshjet më të mira, nuk mund të them se s’kishte të tjera të këtij niveli, sepse në 35 ndeshje, mes tyre ka pasur dhe ka shumë për thënë. Këto kanë bërë diferencën me të tjerat. 

Në 35 ndeshje të luajtura, sa % e tyre mund të klasifikohen si mesatare, dhe sa të dobëta?
Ndoshta nuk mund të saktësoj tërësisht, por mbi 50% janë lojëra të mira, duke përfshirë këtu edhe skuadrat e tjera, veç atyre të kreut të renditjes. Por, ka pasur edhe ndeshje të dobëta, pse jo edhe zhgënjyese për skuadra të veçanta, e në tërësi them se më shumë janë ndeshje normale, si fillim.

Mendoni se kanë ndikuar arbitrat me gjykimet e tyre?
Edhe po, edhe jo. Them kështu sepse kanë qenë raste sporadike ato që kanë shfaqur arbitrat, sepse në një lojë futbolli janë të pranueshme edhe gabimet njerëzore. Unë nuk mund që të vlerësoj me notë negative të gjitha gjykimet në 35 javë, pse në ndeshje të veçanta ka pasur mangësi në gjykime.

Si i shikon ndeshjet e javës së tetë?
Të gjitha ndeshjet duken shumë interesante, por për nga emri që kanë, Partizani-Flamurtari mund të quhet si kryesfida e javës. Një ndeshje e vështirë do të jetë edh ajo në Laç, ku Kamza do të provojë veten në një fushë të vështirë për mposhtur vendasit. Kukësi nuk do ta ketë të lehtë me Vllazninë, e po kështu Teuta në Lushnje. Skënderbeu fiton me Luftëtarin. 

Në tërësi, çfarë konstaton që duhet bërë më mirë në futbollin shqiptar?
Ndoshta me terrenet duhet që të punohet më mirë. Investimet te moshat duhet të jenë më konkrete, jo vetëm në terrene, por dhe në stimulin e tyre. Mendoj se baza e së ardhmes janë të rinjtë që kërkojnë më shumë fusha futbolli, kërkojnë më shumë angazhim me këtë lojë. 

Java e radhës e Kategorisë së Parë sjell përballë Tomorin me Tiranën, si e mendoni këtë takim?
Do të jetë i vështirë për të dyja skuadrat. Tomori ka elementë të rinj, por janë të talentuar dhe do të kenë vazhdimësi të mirë, ndërsa Tirana ka kualitete për Superiore. Gjithsesi, e mendoj një ndeshje të hapur për çdo rezultat.

Ju keni qenë zëvendëstrajner i Tomorit në sezonin 1999-2000, si e përshkruani situatën e asaj ndeshjeje që FSHF-ja e kohës shpiku “finalen” mes jush e Tiranës?
Mendoj se FSHF-ja e asaj kohe ka bërë një gabim shumë të madh. Ne ishim në krye, dhe me treguesit e ndeshjeve direkt me Tiranën, ishim Kampionë. Por, u shpik padrejtësisht ndeshja “finale”, në të cilën vetëm penalltia dhe fati nuk i mundësuan Tomorit titullin kampion. Ajo ndeshje nuk duhej të ishte luajtur.
Mendoj se FSHF-ja e asaj kohe ka bërë një gabim shumë të madh. Ne ishim në krye, dhe me treguesit e ndeshjeve direkt me Tiranën, ishim Kampionë. Por, u shpik padrejtësisht ndeshja “finale”, në të cilën vetëm penalltia dhe fati nuk i mundësuan Tomorit titullin kampion. Ajo ndeshje nuk duhej të ishte luajtur
Dinastia “Arbri”
Në futbollin beratas dhe atë kombëtar, vëllezërit Arbri kanë qenë protagonistë, duke nisur me Theodhoriun në vitin 1979, për të vazhduar me Arbenin në vitin 1981, më pas në Kombëtare dhe në Greqi, Shkëlqimin që ishte i talentuar por që e ndërpreu karrierën për emigrimi, me Klodianin edhe kryegolashënues i Shqipërisë, ndërsa të fundit janë djemtë e Theodhorit, Gersi e Polizoi, të cilët kanë luajtur me Tomorin, Bylisin, Flamurtarin e Vllazninë.
7 ndeshje
Kategoria Superiore 2017-2018 ka luajtur shtatë javë me 35 ndeshje, nesër nis java e tetë
Ndeshjet-Java e 8-të
Datë 28 tetor 2017
Lushnja-Teuta 14:00
Skënderbeu-Luftëtari17:00
Datë 29 tetor 2017
Kukësi-Vllaznia 15:00
Partizani-Flamurtari 17:00

Datë 30 tetor 2017
Laçi-Kamza 15:00

RENDITJA
Skuadra Nd P
1.Skënderbeu 7 19
2.Kukësi 7 16
3.Flamurtari 7 12
4.Partizani 7 11
5.Laçi 7 10
6.Kamza 7 9
7.Teuta 7 7
8.Vllaznia 7 5
9.Luftëtari 7 5
10.Lushnja 7 2
KOMENT
Pse po i “fryhet” asaj ndeshjeje?!
Data 28 maj 2000 nuk është edhe aq e largët për ta kujtuar. Fjala është për një ndeshje futbolli mes Tiranës e Tomorit, e cila u luajt pa qenë e parashikuar në kalendar, dhe në rregulloren e aktivitetit të kohës. Me pak fjalë, po qartësoj të gjithë lexuesit e gazetës “Telegraf”, se si protagonist i asaj periudhe me futbollin në Berat, ajo ishte një ndeshje e shpikur nga FSHF-ja e kohës. Pse? Sepse Tomori me 52 pikë, aq sa Tirana, ishte në krye dhe Kampion, pasi në ndeshjet direkt ishte më mirë se Tirana. Por, dy javë pasi Tomorit iu vra presidenti Adrian Çobo, u shpik kjo ndeshje, sepse më parë as nuk ishte menduar, jo të luhej. Këtë mund ta kuptojnë si të duan, gjithkush dhe askush, por në realitet ajo finale e shpikur që u luajt në Elbasan dhe u fitua me penallti 5-4 nga Tirana, nuk duhej të luhej. Kampionati 1999-2000 realisht i takonte Tomorit Kampion. Ka shumë për të thënë për këtë ndeshje, por për ata që dinë t’i lexojnë këto rreshta, kjo ka qenë situata dhe shpikja e ish-FSHF-së. Po i “fryhet” kësaj ndeshjeje edhe nga persona që nuk kanë pasur lidhje, por edhe nga aktorë të tjerë të asaj kohe. Të gjithë kanë mendimet e tyre, por realiteti ky është. Tomori Kampion, 1999-2000!
A.Kaja 
MIQËSORJA/ Partizani mund të “vegjlit” e tij
Në kuadrin e përgatitjeve të javës në vazhdim, dje Partizani ka luajtur një ndeshje miqësor me Partizanin B, një ndeshje test para asaj me Flamurtarin të dielën, në kuadrin e javës së tetë të Kategorisë Superiore. Takimi u mbyll 6-0, për të rriturit e drejtuar nga Iulianos, edhe pse në 45 minutat e para shënoi vetëm Shahinas. Në pjesën e dytë, Krasniqi, Trashi dhe 3 golat e Basrak, vulosën shifrat e kësaj miqësoreje, para ndeshjes që Partizani do të zhvillojë këtë të diel ndaj Flamurtarit, e cila gjendet një pozicion më sipër në renditje, 1 pikë më shumë se Partizani.
Sigal