“The Sun” jehonë postimit të Metës për kontratën e Celtic me djalin e Rudi Vatës

556
Sigal

Gazeta skoceze the Thescottish Sun ka pasqyruar deklaratën e kreut të shtetit, Ilir Meta në rrjetet sociale, për futjen e lojtarit shqiptar Rocco Vata në ekipin e  të rinjëve të Celtic-ut.

Në një postim në Facebook, Presidenti u shpreh: “Çfarë lajmi fantastik: Djali i Rudi Vatës, Rocco, një futbollist i ri profesionist dhe mjaft i talentuar, i cili po ecën nën gjurmët e të atit, ka firmosur me klubin tim të zemrës Celtic. Historia e shqiptarëve me Celtic do jetë e gjatë dhe besoj e suksesshme! Suksese RoccoVata!”,- shkruan kreu i shtetit.

Në artikullin e saj gazeta shkruan se Presidenti i Shqipërisë ka uruar ekipin e tij të zemrës për blerjen e re në skuadër.