Tevez pritet si “mbret” në Bombonera: Është dita më e bukur e jetës

507
Carlos Tevez rikthehet në shtëpi dhe publiku në “Bombonera” i rezervon një pritje madhështore. “Nga Boca Juniors më mungonte gjithçka. Kjo është një nga ditët më të bukura të jetës time. Jam sërish në shtëpi. Rikthehem në “Bombonera” pas 13 vitesh. Boca më ka pritur kurë isha 20 vjeç, atëherë ishte më e vështire pasi vija nga hiçi”. Këto ishin fjalët e Carlo Tevez gjatë prezantimit. Ish-sulmuesi i Juventus ka shprehur dëshirën të nisë menjëherë stërvitjen duke treguar se është në formë për të ndezur edhe një herë tifozët e zjarrtë të Boca Juniors.
Sigal