Teuta nuk humbet kohë, zgjedh pasuesin e Bledi Shkëmbit

458
Sigal

E shtuna e 14 dhjetorit solli një “boom” shkarkimesh në Superligë, ku tre nga dhjetë trajnerët mbyllen aventurën me ekipet respektive. Mes tyre ishte dhe trajneri me jetë gjatë, Bledi Shkëmbi, i cili kishte marrë drejtimin e Teutës që në fillim të sezonit të shkuar.

Humbja e thellë e pësuar përballë Kukësit, bëri që stafi drejtues të mbyll bashkëpunimin me teknikun korçar.

Nëse dy klubet e tjera, Partizani dhe Luftëtari kanë vendosur të fitojnë kohë duke vendosur trajner provizor, Teuta gjetur menjëherë zëvendësuesin e Shkëmbit, bëhet fjalë për Edi Martinin, lajm ky i bërë publik nga vetë klubi durrsak me anë të një postimi në faqen zyrtare.