Sigal

Barazimit i së premtes midis Partizanit dhe Kukësit ka qenë një “pre” e artë për ndjekësit e drejtpërdrejtë të tyre, për të treguar se, tashmë kampioni duhet të djersijë shumë për ta marrë këtë kupë. Në Laç mbas atij avantazhi të shpejtë të vendasve u duk se fitorja do të ishte një formalitet për ta, por ka qenë krejt ndryshe, sepse gjatë gjithë pjesës së mbetur kemi parë një Tiranë që kishim kohë pa e parë të tillë aq luftarake dhe me aq grintë. “Hirushja” Teutë ka shpërbërë krutanët me një rezultat tenistik. Kreshendo e Teutës nuk njeh pjerrësi, në 10 takimet e fundit ajo ka fituar 7 me këtë të fundit, duke u bërë një rivale e “frikshme” për ata që e kishin menduar ndryshe. Rezultati Kastrioti-Teuta 0-4 nuk lë vend për ekuivoke. Kastriotit…, asnjë “ilaç” nuk po i jep efekt, madje edhe ardhja e Nicës ka rezultuar inproduktive duke pasur parasysh që në dy ndeshjet e fundit Kastrioti është mundur thellësisht me rezultat 4 me 0. Kukësi do të jetë “nikoqiri” i radhës për krutanët dhe kjo nuk është komoditet.

Flamurtari ka përsëritur ritin teksa ka fituar brenda, me shpresën se takimin jashtë fushe nuk do humbasë si nga hera. Me një lojë të fortë vlonjatët kanë mundur të shënojnë një gol me anë të kapitenit Bushiç, duke marrë 3 pikë të cilat i mbajnë në grupin e pretenduesve. Të premten e do gjendet në “pritën” Tiranës, e etur për autokritikë.

Premtimi për zhbllokimin e krizës ka funksionuar në mënyrë perfekte tek gjirokastritët teksa në kufijtë e së pamundurës kanë bërë mrekullinë duke fituar një 3 pikësh që askush nuk e mendonte. Në një lojë të bukur, edhe pse jo të barabartë në fillim do ishin vendasit që me anë të ish-futbollistit të Luftëtarit, Bregu do të shënonin në të 9’. U duk se do të kishim të bënim me një “formalitet” të fitores korçare, por ka qenë i menjëhershëm barazimi gjirokastrit, madje edhe avantazhi i tyre teksa në fillim gjirokastriti Demo 11’ dhe “korçari” Radas 18’,do kalonin ndeshjen në 1-2. Sërishmi Bregu do nxirrte nga arsenali një gjuajtje dhe në të 25’ do ta barazonte rezultatin në 2-2. Më tej pjesa e dytë do të dominohej nga vendasit por ata që do shënonin ishin miqtë me anë të Shkurtaj, i cili saktësisht e çoi topin në rrjetë nga një penallti shumë e kontenstuar. Gjithsesi, Luftëtari tashmë është një realitet që më shumë se kushdo do ta ndjejë Partizani në ndeshjen e së dielës kur do të ketë një Luftëtar të likuiduar financiarisht.

 

Java 17 Rezultatet

Partizani-Kukësi          0-0

Laçi-Tirana                  2-1( Shtubina 14’, Frangaj 25’/ Hasani 73’)

Flamurtari- Kamza      1-0 ( Bushic 67’/)

Kastrioti- Teuta           0-4 (Kollaku 33’, Progni 67’, Latifi 90’, Vecaj 92’)

Skënderbeu- Luftëtari 2-3 (Bregu 9’, 25’/ Demo 11’, Radas(aut) 18’, Shkurtaj 85)

Superliga. Klasifikimi

Skuadrat          Nd       P

Partizani 17 36

Teuta 17 32

Kukësi 17 31

Skënderbeu 17 30

5 Laçi             17        29

Flamurtari 17 25

Luftëtari 17 16

Tirana 17 14

Kamza 17 12

Kastrioti 17 10

 

Java e 18

Tirana –Flamurtari 21.12.2018

E shtunë 22.12.2018

Teuta –Laçi

Kamza-Skënderbeu

E diel 23.12.2018

Luftëtari-Partizani

Kukësi-Kastrioti