Teuta-Kamza në Durrës, sfida për t’u ndjekur

552
Nga Agron KAJA
KUPA E SHQIPËRISË/ Nesër luhen ndeshjet e dyta të turit të dytë, të mëdhatë zhvendosen me “transferta” në fusha asnjanëse
Duke menduar kualifikimin, dy skuadrat pretendente për të fituar Kupën e Shqipërisë, Skënderbeu e Kukësi, ndeshjet e dyta të turit të dytë i kanë zhvendosur në fusha, të cilat gjeografikisht e lehtësojnë udhëtimin e skuadrave që do të ndeshen me to. Kësisoj, duket sikur të dyja këto skuadra po u fshihen tifozëve të tyre, të cilët duhet të udhëtojnë nga Korça në Kavajë dhe nga Kukësi në Pezë të Tiranës, për të ndjekur këto ndeshje. Por, ka edhe një fakt për këtë zhvendosje të fushave, pasi të dyja skuadrat ndjehen të kualifikuara në raport me kundërshtarët, dhe një tolerancë e tyre gjeografike, ndoshta u ka bërë mirë edhe futbollistëve që kanë në përbërje, pasi pjesa më e madhe e tyre e kanë vendbanimin në kryeqytet. Njëherësh, duke i quajtur këto lëvizje si zgjedhje të vetë klubeve, ndoshta nisur edhe nga kalendari që kanë në kampionat, u shërben atyre edhe për të ulur kostot e shpenzimeve. Dhe çfarë mund të presim sot në këto ndeshje të dyta të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë? Nisur nga rezultatet që janë fiksuar në ndeshjet e para të këtij turi, natyrisht që vëmendja përqendrohet më shumë në “Niko Dovana” të Durrësit, në çiftin e Grupit A, Teuta-Kamza. Jo vetëm se në takimin e parë në Kamzë kanë barazuar 1-1, por edhe për vetë gjendjen që kanë këto dy skuadra në kampionat, ku Kamza duket më superiore nga Teuta. Në këtë grup, nëse Teuta-Kamza mbetet ndeshja për t’u ndjekur, edhe takimi në “Loro Boriçi”, Vllaznia-Tirana, nuk është larg saj. Me 2-0 në takimin e parë në Tiranë, ndoshta bardh e blutë nuk ndjehen inferiorë sot, edhe pse aktualisht luajnë një kategori më poshtë se shkodranët. Në Kavajë, Skënderbeu pret Besëlidhjen, të cilën e ka mundur në takimin e parë në Lezhë, dhe ky do të jetë formaliteti zyrtar në stadiumin “Besa”, për kualifikimin e sigurt të korçarëve. Në Grupin B, sy e veshë do të jenë në Gjirokastër, në çiftin Luftëtari-Bylis. Ballshiotët kanë fituar në takimin e parë me rezultat të ngushtë 2-1, dhe goli që kanë shënuar gjirokastritët i bën më favoritë për kualifikim në takimin e sotëm. Nuk mendohet përmbysje në takimet Partizani-Pogradeci (1-0), dhe Laçi-Lushnja (3-1), ndërsa në Vlorë, për trajnerin Shëptim Duro, ndoshta do të jetë një ndeshje testi për të rinjtë në përballjen me Turbinën.
Nisur nga rezultatet që janë fiksuar në ndeshjet e para të këtij turi, natyrisht që vëmendja përqendrohet më shumë në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, në ndeshjen e Grupit A, Teuta-Kamza. Ndërsa në Grupin B, sy e veshë do të jenë në Gjirokastër, në sfidën Luftëtari-Bylis
65 Kupa
Nga viti 1939 e deri më sot, Kupa është luajtur 65 herë, ndërsa në këtë periudhë nuk është luajtur në 6 edicione 
1 barazim
Teuta ka barazuar në takimin e parë 1-1 në fushën e Kamzës, sot është takimi i dytë i turit të dytë kualifikues
Sigal