Teuta abonohet me X-in, “mbytet” Kamza

388
Sigal

Thuhet se i mbyturi të mbyt dhe Kamza e ka bërë më së miri këtë “detyrë”.

Skuadra e drejtaur nga Ernest Gjoka ka pasur edhe fatin me vete, teksa ka ndalur në barazim 0-0 Teutën. Në “Niko Dovana” ishin durrsakët më kërkues, madje kishin edhe shansin e artë për të kaluar në avantazh, por Sherif Kallaku nga 11 metra larg ngatërroi shenjestër. Për të aprë rastin e parë në portën e Hidi duhet të vinte minuta e 54-t, por goditja e Martinena ishte më e lehtë seç duhej.

Ndërkohë pak minuta më vonë, ishte skuadra e Kamzës që pretendoi për një penallti, por arbitri kryesor kishte një tjetër mendim. Në fund vetëm një pikë që nuk kënaq asnjërën palë, me Teutën që merr barazimin e katërt radhazi, duke u abonuar në këtë mënyrë me “x-in”.

Ndërkohë që mban vendin e 3-të me 36 pikë, +5 nga ndjekësi më i afërt, Laçi që nesër mat forcat me Skënderbeun. Në krahun tjetër, Kamza vijon të qëndrojë në ujëra të turbullta, teksa mban vendin e parafundit me 16 pikë, aq sa Kastrioti i vendit të fundit.