Tërhiqet nga kombëtarja vetëm 23 vjeç: Arsyeja është mamaja ime!

553
Sigal

Sardar Azmun, ka vendosur që të tërhiqet nga kombëtarja e Iranit, edhe pse vetëm 23 vjeç. Sulmuesi iranian, e ka lajmëruar vetë këtë gjë, në llogarinë e tij në Instagram.

azmoun

Këtë lamtumirë të parakohshme, ai e deklaron prej kritikave të shumta që ka marrë në këtë Kupë Bote, të cilat edhe kanë shkatërruar shëndetin e nënës së tij. “Ishte nder i madh për mua që të luaja në kombëtare, por disa kritika kanë shkatërruar shëndetin e nënës sime”, shkruan futbollisti, i cili nuk shënoi në asnjërën nga tre ndeshjet që luajti.