Sigal

MEKSIKË  Legjenda e futbollit të Argjentinës, Diego Armando Maradona, është shfaqur në një video duke kërcyer më një nga futbollistët e ekipit të Dorados në Meksikë.

Ky veprim është komentuar shumë në media, fjalë të cilat natyrisht nuk kanë qenë pozitive, por gjithsesi gëzimi i tij në fitoren e ndeshjes së fundit, kishte arsyet e veta.

Skuadra e argjentinasit fitoi në shifrat 2-0 me gola të shënuar përkatësisht në minutën e 91 dhe 94. Festa dhe kërcimi i Maradonës u zhvendos në dhomat e zhveshjes, ku duket qartë teksa kërcen nën tingujt e një muzike latine së bashku me futbollistët.