Tentoi t’a mbante në Barcelonë, Pique për Neymar: Lamtumirë vëllai im i vogël

569
Ishin ditët e para kur në media qarkulloi lajmi se Neymar mund të transferohej te Paris SG dhe shoku i tij i skuadrës, Pique, nxitoj të publikonte në rrjetin social “instagram” një foto me brazilianin ku shkruante “qëndron”.
Por sot, pas zyrtarizmit të marrëveshjes, Neymar është prezantuar në Paris dhe pavarësisht se Pique është një nga më të mërziturit për shkak të largimit të jo vetëm një shoku skuadre, por edhe të një shoku jashtë fushe, nuk mund të mos e uronte 25-vjeçarin për aventurën e re në kryeqytetin francez.
Në “instagram” Pique shkruan: “Që kur ju erdhët, unë të pashë në gjithçka si vëllain e vogël. E përkryer mënyra juaj e të kuptuarit të jetës dhe futbollit. Ne ishim shumë të ngjashëm, ndaj u lidhëm me shpejtësi. Ka qenë një kënaqësi e madhe që t’ju kem juve në anën time gjatë këtyre viteve. Unë nuk do ta harroj të gjithë kohën që kemi kaluar së bashku, brenda dhe jashtë fushës. Jam i lumtur që fitove gjithçka me fanellën e Barcelonës veshur. Kjo do të mbetet përgjithmonë. Lojtarët si ju e bëjnë një klub të madh, hyjnë në historinë e tij. Unë shpresoj që ju do të keni karrierë të madhe edhe në të ardhmen. Ju meritoni t’i bëni realitet ëndrrat e parealizuara në Paris. Dhe së fundi, mos harroni të bëni gjithmonë atë, sikur ishte miku ynë: Magjik.”

Sigal