Tenis/Finalja e “Australian Open”: Djorkovic fiton titullin e 7-të në, shtanget legjenda Nadal

473
Sigal

Novak Djokovic fitoi titullin e shtatë radhazi “Australian Open” dhe titullin e tretë radhazi “Grand Slam”, duke mundur në finale Rafael Nadal në Melbourn. Tenisti serb gaboi rrallë dhe kontrolloi ndeshjen, duke fituar 6-3 6-2 6-3, në atë që mund të quhet fitorja më bindëse e tij në një finale, madje kundër një rivali të madh si Nadal. Spanjolli 32-vjeçar, numri dy i tenisit botëror, u detyrua të bënte 28 gabime përballë numrit një, Djokovic, 31-vjeç, i cili e fitoi ndeshjen për dy orë e katër minuta, për të kapërcyer në shifra edhe fitues të tjerë në të kaluarën si Roy Emerson e Roger Federer. Ishte titulli i 15-të “Grand Slam” për Djokovic, që e ngre atë mbi amerikanin Pete Sampras, dhe shumë pranë rekordit botëror për tituj më të rëndësishëm që i mbajnë aktualisht zvicerani Federer (20) e Nadal (17). Djorkovic ka fituar deri tani 13 nga 16 takimet me Nadal, çka flet për dominimin e tij ndaj spanjollit legjendar.