Tekniku i Erzenit, Bubeqi: Kërkohet përqendrim e vlerësim ndaj Burrelit

657
Nga Agron KAJA
KATEGORIA E PARË/ Zgjatet kalendari i javës së gjashtë, dje skuadrat njohën datat dhe orët e zhvillimit të ndeshjeve
Duke qenë kategoria që i afrohet elitës në futbollin shqiptar, Kategoria e Parë e futbollit shqiptar, në sezonin 2017-2018 duket se po ecën në normalitet, pa problematikat e sezonit të kaluar, në fushë dhe jashtë saj. Dhe java e 6-të e saj, dje është “zgjatur” nga FSHF-ja, e cila ka menduar që ndeshjet ti shtrijë në tri ditë, të premten, të shtunën dhe të dielën. Gjithsesi, referuar kalendarit dhe renditjeve aktuale të skuadrave në të dy grupet, ndeshjet do të jenë të vështira. Por, ka edhe një ndeshje interesante për Erzenin në Grupin A, me Burrelin, të cilën trajneri i skuadrës shijakase e vlerëson në maksimum. “Me ekipet që padrejtësisht quhen të vogla, nisur nga renditja në tabelë, unë them se është gabim ti nënvleftësosh. Edhe ndeshja jonë e radhës me Burrelin, në letër mund të quhet e tillë, por në realitet nga ana jonë është vlerësuar në maksimum. Është një skuadër e vjetër në këtë kategori, dhe përpos situatës në renditje, nuk mendoj se ka vend për nënvleftësim”, kështu theksoi tekniku kavajas i Erzenit, i cili për këtë psikologji po punon me skuadrën e tij. “Nëse i nënvleftëson skuadrat, të dalin probleme gjatë lojës, këtë e kanë pësuar skuadra më të mëdha. Por, ne nuk e nënvleftësojmë Burrelin edhe për faktin real, sepse pikët janë njësoj me çdo skuadër që ndeshesh, ndaj ne synojmë vetëm fitoren në këtë sfidë. Gjatë gjithë kësaj jave, me ekipin po punoj shumë edhe për anën psikologjike të sfidës me Burrelin”, kështu deklaroi për “Telegraf” trajneri i skuadrës shijakase, Dorian Bubeqi, ish-kryegolashënues i Kategorisë Superiore në sezonin 1997-1998, me 26 gola të shënuar me fanelën e skuadrës së Shkumbinit. Ndërkohë, Erzeni renditet në vendin e 3-të të Grupit A me 9 pikë, dhe duke ju referuar edhe ndeshjes në Kupë me matjanët më 28 shtator, të cilën e fituan minimalisht 1-0 me penalltinë e Pashjas në minutën e 68-të, thëniet e Bubeqit mbeten detyrim për skuadrën. Në këtë grup, tërheq vëmendjen edhe “derbi” i zonës, Besa-Egnatia, por edhe Dinamo-Kastrioti që do të luhet të dielën. Ndërsa në Grupin B, Tirana luan me Tomorin, ku beratasit jetojnë ende me nostalgjinë e 17 viteve të shkuara në përballjet interesante mes tyre, ku në finalen e 13 majit 2000 për titullin kampion, Tirana fitoi ndeshjen me penallti, por që beratasit këtë ndeshje e quajtën të panevojshme, dhe në favor të Tiranës.
Sikundër janë paraqitur skuadrat në pesë ndeshjet e para në të dy grupet, duket se Kastrioti, Besa dhe Erzeni në Grupin A, do të jenë ekipet pretendente për Superioren, ndërsa në Grupin B, Tirana e Bylisi po tregohen rivalë për vendin e parë
Grupi A
Ndeshjet-Java e 6-të
Të shtunën, 28 tetor 2017
Besëlidhja-Vllaznia B 14:30
Besa-Egnatia 14:30
Erzeni-Burreli 14:30
Tërbuni-Korabi 14:30
Të dielën, 29 tetor 2017 
Dinamo-Kastrioti 14:00

RENDITJA
Skuadrat Nd P
2.Kastrioti 5 13
2.Besa 5 12
3.Erzeni 5 9
4.Besëlidhja 5 8
5.Egnatia 5 7
6.Dinamo 5 7
7.Korabi 5 5
8.Tërbuni 5 3
9.Vllaznia B 5 2
10.Burreli 5 2
Grupi B
Ndeshjet-Java e 6-të
Të premten, 27 tetor 2017 
Bylis-Pogradeci 14:00
Naftëtari-Iliria 14:30
Të shtunën, 28 tetor
Tomori-Tirana 14:00
Turbina-Apolonia 14:30
Shkumbini-Shënkolli 14:30
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Tirana 5 15
2.Bylis 5 11
3.Apolonia 5 8
4.Tomori 5 8
5.Shkumbini 5 7
6.Shënkolli 5 6
7.Iliria 5 6
8.Pogradeci 5 5
9.Turbina 5 4
10.Naftëtari 5 0
Sigal