Të vetmit shqiptarë në stadium që përkrahën Francën, familja e ish-futbollistit na surprizoi

734
Sigal

Ndëshja e mbrëmshme mes shqipërisë dhe francës u ndjek me vëmendje në çdo detaj për për dy arsye kryesore, e para ka të bëjë me faktin se luanim përballë një kombëtareje të madhe dhe e dyta se për herë të parë u luajt një sfidë e një rëndësie të tillë në stadiumin e sapo ndërtuar, “Air Albania stadium”.

Familja e Redi Jupit nuk mungoi në shkallët e stadiumit por nga disa foto të postuara në rrjetet sociale kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ndryshe nga shumica e tifozëve, që ishin pozicionuar në krahun e kuqezinjve, familja e tij me sa duket ka mbështetur kombëtaren mike.

Ata janë veshur me simbolet franceze ndërsa kjo e ka një arsye pasi bashkëshortja e tij, Vivian Jupi, ka studiuar në këtë shtet. Vihet re qartë se dashuria e saj për Francën, është shumë e madhe ndërkohë që këtë ndjenjë ajo ua ka ushqyer edhe tre fëmijëve të cilët janë pozicionuar krah të ëmës

 “Unë me Shqipërinë në çdo ndeshje, pjesa tjetër në çdo ndeshje përveçse kundra Francës”, shkruan Redi në instagram përkrah fotove.