Të veçanta nga Bota e Sportit për vitin 2014

542
Sigal

FIFA i thotë PO Kosovës – Zyrih, 13 Janar 2014

Ronaldo fiton ‘Topin e Artë’ – Zyrih, 13 Janar 2014

Majlinda shkëlqen në Paris, rrëmben medaljen e artë – Paris, 8 Shkurt

Kosova shkruan historinë – Mitrovicë, 5 Mars 2014. Përfaqësuesja e Kosovës në Futboll, zhvilloi ndeshjen e parë ndërkombëtare nën monitorimin e FIFA-s kundër Haitit, ndeshje kjo që tashmë quhet historike.

Reali sundon Evropën – Lisbonë, 24 maj, Real Madrid është skuadra kampion e Evropës, pasi që finalen e Ligës së Kampioneve mundi rivalin e qytetit, Atletiko Madridin me rezultat 4-1, në Lisbonë.

Kampionati Botëror Brazil 2014, Gjermania shkatërron në gjysmëfinale 7-1 Brazilin

Mehmedi shkruan historinë, shqiptari i parë që shënon gol në Botëror, Sao Paolo, 15 qershor

Shkodran Mustafi, shqiptari i parë që fiton Kupën e Botës – Rio De Janeiro, 13 Korrik

Super Reali, Super Ronaldo “pushtojnë” Europën – Cardiff, 12 Gusht 2014. Real Madrid e kishte nisur furishëm këtë sezon të ri të garave, duke fituar trofeun e Superkupës së Evropës, pasi që në Cardiff kishte mundur Sevillan (2-0).

Majlinda Kelmendi ‘shkel’ Rusinë – Moskë, 26 Gusht

Ronaldo “mbret” i Evropës – Monako, 27 Gusht.  Ylli i Real Madridit, Kristiano Ronaldo, ishte zgjedhur futbollisti më i mirë në Evropë nga UEFA.

Kosova prek fitoren e parë – Prishtinë, 7 Shtator . Viti 2014 do të mbetet në histori edhe për sportin numër një, futbollin. Përfaqësuesja e Kosovës në fillim të muajit shtator kishte arritur fitoren e parë ndërkombëtare nën monitorimin e FIFA-së, duke mundur Omanin me rezultat 1-0, në kryeqytet.

“Fluturakja” që drodhi Beogradin – Beograd, 14 tetor

Një nga ngjarjet e rëndësishme të kij viti padyshim se ishte edhe ndeshja në mes Serbisë dhe Shqipërisë.  Ndërkohë Kombëtarja shqiptare fiton me Portugalinë në eliminatoret e Evropianit, barazon me Francën në miqësore

Kosova pranohet në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar – Prishtinë, 22 tetor. Kosova me të drejta të plota në KON – Monako, 9 dhjetor

 Të veçanta e sportit nga vendi, viti 2014

Shkurt, atletja Luiza Gega Kampione Ballkanit në salla të mbyllura në garën 1500 m, dy javë më pas renditet në vendin e 6-të në Botë në 1500 m

Dhuna e pa shembullt në stadiumin e Ballshit ku rrihen lojtarë, drejtues e tifozë të skuadrës

Skënderbeu fiton për herë të katërt titullin Kampion

Struktura e futbollit ndryshon: Superiore me 10 skuadra nga 12 skuadra që ishte për gjashtë sezone

Në muajin Prill, peshëngritësi Erkand Qerimaj, Kampion Europe, Daniel Godelli nënkampion

Korrik, Luiza Gega thyen rekordin Kombëtar në 1500 m

Shtator-Nëntor, Dhunë në Superiore në Shkodër, Elbasan, Korçë, etj. Shkak tifozët e Tiranës. Dënime të padhëna herë të tjera për tifozeritë e skuadrat e tyre.

14 tetor, Dhuna në Beograd në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Dënimi nga UEFA favorizoi dhunën e Serbisë

Kampionati Botëror i Peshëngritjes në Almati të Kazakistanit. Godelli Kampion Bote në dygarësh, Romela Begaj kampione në një stil

Nëntor, Hysen Pulaku Kampion Europe

Nëntor 2014, Dopingu në peshëngritje. Gjatë viti 2014 në peshëngritjen shqiptare janë gjetur me doping 4 peshëngritës: Taulant Çerçizi, Hysen Pulaku, Daniel Godelli e Romela Begaj.