Te “Stela” dhe “Tirana”, kampionët e Shqipërisë për moshat në not

799
Sigal

Binald Mahmuti, Klejdi Kadiu, Klea Konoplevia dhe Sonia Kapedani sportistët më të mirë të aktivitetit të parë, ndërsa Ergi Veli, të paktën dhe sipas trajnerit të Partizanit, Dashamir Bregu, është thyerësi i tre rekordeve kombëtare

 Noti shqiptar ka ulur siparin e aktivitetit të parë kombëtar për moshat. Kampionati, i të cilëve është zhvilluar për dy ditë me radhë në pishinat e kompleksit “Akuadrom” në Tiranë. “Te Stela” dhe “Tirana” kanë qenë ekipet më të mira të këtij aktiviteti, ndërsa Binald Mahmuti, Klejdi Kadiu, Klea Konoplevia dhe Sonia Kapedani janë shpallur sportistët më të mirë të kampionatit në të dy kategoritë e moshave, A për datëlindjet 1999-2000 dhe B për datëlindjet 2003-2004. Për t’u evidentuar është fakti se, përveç dy rekordeve kombëtare të Binald Mahmutit ditën e parë, në 400 metra stil i lirë dhe 200 metra katërnotim, edhe Ergi Veli i Partizanit është thyerësi i tre rekordeve. Sipas trajnerit të Partizanit, Dashamir Bregu, Veli ka përmirësuar kohët në 50 metra, 100 metra dhe 200 metra stil bretkosë. Por problemi është se dje gjyqtaria, edhe për shkak të ngarkesës, jo vetëm në plotësimin e diplomave për garat e veçanta, apo dhe ato ekipore, shto këtu dhe nxjerrjen e pikëve, nuk ka bërë të ditur tabela të rekordeve të reja. Gjithsesi në përfundim të aktivitetit të gjithë kanë qenë të kënaqur, sidomos kosovarët, të cilët kanë marrë pjesë jashtë gare dhe kanë përmirësuar disa nga rekordet e tyre. Kështu kampionati i moshave tashmë ka përfunduar, teksa sekretarja e përgjithshme e Federatës Shqiptare të Notit, Suela Haxhija, ka dhënë dhe trofetë kampion, në mungesë të presidentit Agim Çiraku, që nuk ka qenë i pranishëm për arsye personale.

Rezultatet teknik të Kampionatit të Notit

 Dita e dytë

 Kategoria A (Datëlindja 1999-2000)

Meshkuj

200 m stil i lirë             Binald Mahmuti (Tirana)    2’13”85

100 m flutur         Ronaldo Serjani (Saranda)  1’39”22

50 m bretkosë              Kevin Duraku        (Nobis)           38”20

100 m shpinë               Arbër Tusha (Tirana)           1’19”86

4×200 m stil i lirë Tirana                             10’01”34

200 m shpinë               Joni Rakipi (Tirana)                           2’46”92

100 m stil i lirë             Binald Mahmuti (Tirana)                    1’01”52

200 m bretkosë            Ergi Veli (Partizani)                            3’00”70

50 m flutur            Joni Rakipi (Tirana)                           33”80

Si ekip: Tirana 330 pikë

Sportisti më i mirë: Binald Mahmuti (Tirana) 1766 pikë

Femra

50 m bretkosë              Eleni Serjana (Saranda)                      44”19

100 m stil i lirë             Klea Konoplevia (Teuta Sëimming)   1’06”31

200 m flutur         Diana Basho (Tirana)                          3’12”15

4×200 m stil i lirë Tirana                                                  13’02”79

200 m bretkosë            Eleni Serjani (Saranda)                       3’26”53

50 m flutur            Xhenis Bregasi (Alb Sport)                41”94

100 m shpinë               Esli Xhoxhaj (Te Stela)                       1’20”47

400 m stil i lirë             Klea Konoplevia (Teuta Sëimming)   5’06”70

Si ekip: Te Stela 251 pikë

Sportistja më e mirë: Klea Konoplevia (Teuta Swimming) 1810 pikë

Kategoria B (Datëlindja 2003-2004)

 Meshkuj

200 m stil i lirë             Klejdi Kadiu (Teuta Swimming)         2’41”75

50 m bretkosë              Xhoi Lavdaniti (Te Stela)                   47”06

100 m shpinë               Etien Hashorva (Te Stela)                  1’57”47

4×200 m stil i lirë Tirana                                                  14’16”90

100 m stil i lirë             Klejdi Kadiu (Teuta Swimming)         1’13”96

200 m bretkosë            Even Qarri (Tirana)                            3’56”52

50 m flutur            Ronaldo Serjani (Saranda)                  41”12

Sportisti më i mirë: Klejdi Kadiu (Teuta Swimming) 958 pikë

Femra

50 m bretkosë              Sonia Kapedani (Uillson)                    48”19

100 m stil i lirë             Najada Kullakshi (Uillson)                 1’27”84

50 m flutur            Ledia Allaraj (Partizani)                      41”64

100 m shpinë               Erin Vasili (Te Stela)                          1’44”80

Sportistja më e mirë: Sonia Kapedani (Te Stela) 760 pikë