Të qeshur dhe të karikuar, Edi Reja mbledh “shqiponjat”, kuqezinjtë gati për Moldavinë

494
Sigal

Edi Reja duket se ka gjetur më në fund elementët e duhur, skemën e duhur, filozofinë e duhur për të rikthyer kuqezinjtë në atë “epokë” të lavdishme që përjetuan nën drejtimin e De Biasit, të paktën kjo ishte përshtypja që u krijua, një ekip që kishte gjithçka, dëshirë, grindë, strikt në skemën dhe lojën që dëshironte trajneri, kundërsulme të shpejta, kishte gjithçka për të besuar se e ardhmja mund të jetë më e mirë.

Në tri ndeshjet e mbetura, kundër Moldavisë, Andorrës dhe Francës, trajneri Edi Reja pritet të aktivizojë disa elementë të tjerë, futbollistë që nuk janë aktivizuar nën drejtimin e tij apo që kanë pasur pak minuta, janë tre ndeshje ku italiani pritet të marrë mesazhet e radhës nga grupi i së ardhmes.

Ekipi Kombëtarë ka zhvilluar në Moldavi seancën e radhës stërvitore, një ndeshje ku sipas të gjithë gjasave italiani do të provojë disa elemente të “freskët”, Turqia ishte një ndeshje me kosto të lartë fizike.