Te Kombëtarja, do kemi trajner nga Facebook-u!

551
Nga Agron KAJA
FSHF/ Dje institucioni i futbollit ka treguar, se stacionin e fundit të kërkimit të stolit të ri kuqezi mund të jetë Kristian Panuçi
Tashmë kërkimi i stolit kuqezi duket se po vjen drejt një emri të vetëm, dhe dje, FSHF-ja me anë të një postimi elektronik, u afrua shumë te Kristian Panuçi, ish-futbollist i Milanit dhe i Kombëtares së Italisë. “Jemi ende në negociata, zyrtarizohet në orët në vijim”, kështu thuhet në pasditen e nxehtë të 17 korrikur 2017, taksa mediat ishin sy e veshë në rrjetet sociale. Madje Facebook-u u bë “shoshë” nga klikimet në pritje, sepse vetë njoftimi i FSHF-së e linte të hapur orë pas ore emrin e trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare. “Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ende nuk është marrë vendimi përfundimtar në lidhje me trajnerin e ri të kombëtares. Institucioni qeverisës i futbollit në vend bën me dije se, presidenti Duka vazhdon negociatat me kandidatët e mundshëm dhe konfirmimi zyrtar për alternativën e përzgjedhur do të jepet në orët në vijim”, kjo është “okelio” që FSHF-ja ka vënë në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme .“FSHF NUK KA ZYRTARIZUAR ENDE TRAJNERIN E ARDHSHEM TE EKIPIT KOMBETAR. Nga ana e saj, FSHF-ja kërkon të bëjë me dije opinionin publik që vazhdon itensivisht negociiatat intensive për trajnerin e ardhshëm të ekipit kombëtar të futbollit. Asgjë për momentin nuk është zyrtarizuar apo konfirmuar, teksa presidenti Duka vijon negociatat e tij me kandidatët përkatës për trajnerin e skuadrës përfaqësuese të futbollit. Në orët në vijim do të konfirmohet zyrtarisht zgjedhja e FSHF-së për drejtimin e pankinës kuqezi të kombëtares. Nëpërmjet kanaleve tona të komunikimit në orët ne vazhdim do të bëhet publike çdo gjë. Ju faleminderit!” Kësisoj, çdo kush e ka të drejtën edhe të presë, por edhe të shkruajë orë pas ore, se cili mund të jetë emri i ri i bankinës së Kombëtares. Nëse është De Kanio, do të jetë një përvojë e mirë bankinash, por edhe nëse do të jetë Panuçi, përvoja është e madhe edhe për emrin që ka ky personalitet i futbollit italian.

Kristian Panuçi? Kështu thuhej në pasditen e nxehtë të 17 korrikur 2017, taksa mediat ishin sy e veshë në rrjetet sociale. Madje Facebook-u u bë “shoshë” nga klikimet në pritje, sepse vetë njoftimi i FSHF-së e linte të nënkuptueshëm orë pas ore emrin e trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare
Panuçi, e ardhmja e stolit kuqezi
Në orët e vona të ditës së djeshme, në rrjetet elektronike sportive, bëhej e ditur se, Kombetarja shqiptare është me një trajner të ri. Kristian Panuçi ka është kualifikuar përballë rivalëve të tjerë, pasi e bindur FSHF-në, në dëgjesën e fundit që Presidenti i FSHF-së ka bërë dje në Romë, duke e marrë edhe vendimin për Panucin. Ish lojtari i Milanit, Realit dhe Romës ka pasur një karrierë modeste si trajner, duke qenë ndihmësi i Fabio Kapelos me Rusinë , por edhe trajner i Livorno dhe Tenana. Marrëveshje midis FSHF-së dhe Panuçit do të jetë me afat kohor 2 vjet e katër muaj, por që ende nuk bëhen të ditura pagesat për marrëveshjen e arritur. Në vazhdim, FSHF-ja njofton mediat, se Armand Duka vazhdon negociatat me kandidatët e mundshëm dhe konfirmimi zyrtar për alternativën e përzgjedhur do të jepet në orët në vijim
CV
Kristian Pauçi
Datëlindja: 12 prill 1973
Vendlindja: Savona, Itali
Gjatësia: 1.84 m
Roli në fushë: Mbrojtës
Skuadrat ku ka luajtur: 1990-1993 Xhenoa; 1993-1996 Milan; 1996-1999 Real Madrid; 1999-2001 Inter; 2000-2001 Çelsi; 2001 Monako; 2001-2009 Roma, 2009-2010 Parma.
Më Kombëtaren e Italisë: 1994-2008, luajtur 57 ndeshje, 4 gola të shënuar
Karriera si trajner: 2012-2014, zëvendëstrajner te Kombëtarja e Rusisë; 2015-2016 Livorno; 2016 Ternana
Sigal