Të gjithë presin të tërhiqet nga futbolli, por Buffon merr ofertë nga gjigandët argjentinas

594
Gjigandët argjentinas të Boca Juniors janë vendosur të bëjnë një lëvizje sensacionale për të marrë legjendën e Juventusit, Gianluigi Buffon, pohon “Radio Continental”. Ky raport mediatik pohon se Carlos Tevez do të përpiqet ta bindë shokun e tij të vjetër për të shkëmbyer Torinon me Buenos Aires në qershor, në mënyrë që t’i drejtojë përpjekjet e Boca për të fituar titullin e “Copa Libertadores”.
Portieri veteran bardhezi nuk është deklaruar akoma nëse do të pensionohet në fund të këtij sezoni, apo jo. Ai do të ulet e të bisedojë me presidentin Agnelli, për të të vendosur nëse do të luajë edhe një sezon, apo do të tërhiqet. Vetë 40-vjeçari ka pohuar herë pas here se nuk do t’i bëhet barrë kërrkujt, por do të luajë sa t’ia lejojë trupi, gjendja fizike.
Buffon doli me karton të kuq në çerekfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve, pasi reagoi fuqishëm ndaj penalltisë së akorduar nga kryesori anglez, e cila eliminoi Juventusin në “Santiago Bernabeu”, shkruan telesport.
Shumë kanë thënë se kjo ishte ndeshja e fundit e tij në Champions dhe nuk e meritonte një mbyllje të tillë, megjithatë mbetet të shohim nëse Buffon do t’i varë dorezat në gozhdë. Ai ka oferta, njëra prej të cilave vjen nga gjigandët argjentinas të Boca Juniors.
Sigal